Bota

Von Kramon thotë se zgjedhjet në Gjeorgji ishin të manipuluara si në Serbi

Ish-deputetja e Parlamentit Evropian, Viola von Kramon, ka thënë se zgjedhjet në Gjeorgji janë situatë e ngjashme me atë që ka ndodhur më parë në Serbi.

Ajo ka thënë se të njëjtin mashtrim e ka bërë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, por në një mënyrë më elegante.

Ajo u pajtua me një postim të politikanes gjeorgjiane, Anna Dolidze, e cila theksoi se “zgjedhjet gjeorgjiane kanë përsëritur plotësisht atë që ndodhi në Serbi në 2023, të njëjtat metoda dhe të njëjtën gjuhë manipulimi”.

Lexo më shumë  Gjykata e Hagës shpall në kërkim ndërkombëtar Netanyahun

“Pikërisht, por Aleksandër Vuçiq e bëri në mënyrë më elegante. Ai e mbuloi më mirë mashtrimin. Në Gjeorgji duket edhe më brutale. Bidzina dhe mashtruesit e tij e dinin se në rrethana normale nuk kishin shumicë, ndaj forca dhe brutaliteti ndaj vëzhguesve dhe gazetarëve ishte shumë më i fortë”, tha Von Kramon.

Rruga Press

YouTube player