KryesoreLajme

“Fikën radarët e gjurmimit”/ Drejtori Ekzekutiv i Rrjetit të Bazelit zbulon detajet mbi kthimin e mbetjeve të rrezikshme në Shqipëri

Drejtori Ekzekutiv i Rrjetit të Bazelit, Jim Puckett, shpjegoi situatën e ndërlikuar që lidhet me dërgesat e mbetjeve drejt Shqipërisë.

Gjatë një bisede në Syri.tv, ai theksoi se ishin shfaqur probleme të pazakonta gjatë rrugës, duke filluar nga fikja e gjurmuesve të anijeve që transportonin mbetjet, çka kishte vështirësuar ndjeshëm procesin e lokalizimit të tyre në Oqeanin Indian. Puckett u shpreh se kalimi i dërgesave përmes vendeve si Portugalia dhe Turqia ngrinte dyshime të forta për transparencën dhe ligjshmërinë e këtij eksporti.

Ai theksoi se ishte e nevojshme që qeveria shqiptare të ofronte informacion të qartë për publikun dhe të merrte mostrave nga dërgesat në mënyrë që të vlerësonte përmbajtjen e tyre. Puckett shprehu shqetësimin se, pa një hetim të plotë dhe të pavarur, nuk ishte e mundur të kuptohej se çfarë materialesh po transportoheshin dhe se si ato mund të ndikojnë në mjedisin dhe shëndetin publik. Kjo situatë kërkon një angazhim të menjëhershëm për të garantuar transparencën dhe sigurinë për qytetarët shqiptarë.

Çfarë ka ndodhur gjatë rrugës, sepse më pas do t’ju pyes edhe për komunikimet që ju jeni përpjekur të keni, të paktën, dhe letrat që i keni dërguar qeverisë shqiptare. Por a ka pasur dyshime, le të themi, të dyshimta në itinerarin drejt Shqipërisë? Ju jeni një ekspert, kuptoni çdo detaj në momentin kur ka diçka që nuk shkon.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Puckett: Në fakt, gjërat ishin disi të çuditshme, sepse anijet që mbanin fillimisht këto mbetje ishin dy anije dhe ato i fikën transmetuesit dhe gjurmuesit satelitorë, kështu që ishte e pamundur të lokalizoheshin në Oqeanin Indian. Kjo ishte tërësisht e pazakontë, kjo nuk ndodh zakonisht asnjëherë, prandaj na lindi dyshimi se çfarë po ndodhte. Kontaktuam linjën e anijeve MSC dhe MARSK dhe u siguruam që gjurmuesit do të ndizeshin dhe që ngarkesa e mbetjeve të kthehej përsëri në vendin e origjinës në Durrës për të kuptuar se cilët ishin përgjegjës për këtë eksport që s’duhet të kishte ndodhur.

Po gjatë rrugës së kthimit, ka pasur diçka të dyshimtë, të çuditshme të cilën ju e keni vënë re? Nuk e di lidhur me destinacionet që përdoren zakonisht, lidhur me portet e caktuara, një qëndrim më gjatë në port, një ndryshim të anijeve, apo nuk e di. Ka diçka që vlen të ndalemi?

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Puckett: Në fakt, ishte e pazakontë edhe kthimi, pasi dërgesa kaloi në Portugali, në Spanjë, në Turqi. Nuk e dimë përse kaloi në Turqi gjatë rrugës në Mesdhe. Ndonjëherë ndodh edhe kështu me dërgesat, por në fakt ne nuk e dimë nëse këto janë mbetje me të cilat mund të ketë pasur ndonjë ndikim dhe duam që të shmangim çfarëdo lloj problematike dhe të sigurojmë transparencën. Duhet që qeveria t’i hapë ato në sy të publikut dhe të marrë kampionet në sy të publikut, në mënyrë që të merren kampionë dhe mostra të ndryshme nga kontejnerë të ndryshëm. Unë do t’i kërkoj ministrisë së Mjedisit të marrë mostrën që kërkojmë, por këto i duhen dhënë edhe autoriteteve të pavarura në mënyrë që analizat që dalin të tregojnë se është e njëjta mbetje dhe të mund të gjëjmë informacionin e duhur dhe të kuptojmë se çfarë përmbajnë këto materiale.

YouTube player