Detajet e para të sulmit: Shtëpia e Bardhë ishte e informuar, aeroplanët izraelit bombarduan depot e armëve iraniane
Ushtria izraelite ka konfirmuar se ka nisur sulme ajrore në objektet ushtarake iraniane ndërsa mediat po raportojnë për detajet e para të sulmit izraelit.
Sipas mediave perëndimore, Shtëpia e Bardhë u informua për sulmin pak para se të kryhej. Pas kësaj, forcat ajrore izraelite nisën një seri sulmesh ajrore që deri më tani kanë goditur Teheranin dhe qytetin e afërt Karaj.
Siç theksojnë mediat iraniane, janë sulmuar pjesët lindore të kryeqytetit të Iranit. Menjëherë pas sulmit izraelit, Irani ngriti aeroplanët luftarakë dhe u nis drejt perëndimit të vendit.
“Sulmi fillestar izraelit kishte në shënjestër kazermat dhe depot e armëve pranë Teheranit”, thanë burimet arabe për NBC News.
Israel strikes targets linked to missile production in Iran.
— NEXTA (@nexta_tv) October 26, 2024
Over 100 planes were involved in the attack on Iran on Saturday, including the cutting-edge F-35.
About 20 targets were hit, including damage to Iran's air defense system and missile production facilities. pic.twitter.com/4rBSZKZWcN
Një zyrtar izraelit i tha NBC News se Izraeli nuk po sulmon objektet bërthamore të Iranit apo fushat e naftës dhe se po fokusohet në objektiva ushtarake.
“Ne po synojmë gjëra që na kanë kërcënuar në të kaluarën ose mund të na kërcënojnë në të ardhmen”, tha zyrtari.
Paralelisht me sulmin ndaj Iranit, Izraeli synoi edhe sistemet kundërajrore në Irak dhe Siri.
“Në përgjigje të muajve të sulmeve të vazhdueshme të regjimit në Iran kundër Izraelit, tani forcat mbrojtëse të izraelite po ndërmarrin sulme precize kundër objektivave ushtarake në Iran. Regjimi në Iran dhe përfaqësuesit e tij në rajon kanë sulmuar pamëshirshëm Izraelin që nga 7 tetori – shtatë fronte – duke përfshirë sulme të drejtpërdrejta nga toka iraniane”, tha zëdhënësi ushtarak izraelit, Daniel Hagari.
Rruga Press