Bota

“Çfarë dreqi të bëjmë me këta?”, ushtarët rusë përgjohen duke fyer rekrutët koreano-veriorë

Ushtarët rusë janë shprehur të shqetësuar se si do t’i komandojnë trupat koreano-veriore në luftën në Ukrainë, sipas dokumenteve të siguruara nga Inteligjenca e Ukrainës dhe të publikuara të premten.

Ushtarët rusë janë dëgjuar duke fyer batalionin e quajtur “K Battalion”. Në një pikë ata janë dëgjuar duke iu referuar si “kinezë të dreqit”.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Në të njëjtin dokument, një person ka përshkruar punën e një personi që ishte caktuar “për të takuar njerëz”.

“Dhe ai po qëndronte me sytë e tij të hapur, si…. çka dreqi”, ka thënë ushtari. “Çka dreqi të bëjmë me ta”.

Audio ishte marrë nga kanalet ruse më 23 tetor, sipas Inteligjencës Ukrainase.

Sipas analizave të autoriteteve ukrainase, trupat ukrainase kanë planifikuar nisjen e lëvizjeve në rajonin e Kurskut në Rusi më 24 tetor. Sipas tyre, rusët kanë planifikuar një përkthyes dhe tre zyrtarë të lartë për çdo 30 ushtarë të Koresë së Veriut.

Lexo më shumë  Seuli: Rusia, raketa kundërajrore Koresë së Veriut në këmbim të ushtarëve

Ushtarakët rusë janë ankuar, sipas dokumenteve, se si do t’ia dalin të gjejnë staf për t’i vënë në funksion ushtarët koreano-veriorë. /cnn/

YouTube player