KryesoreLajme

Gërvalla për Lajçakun: Shumë shpesh ia ka mbajtur anën Serbisë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, teksa ka folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, shumë herë ia ka mbajtur anën Serbisë.

“Shumë shpesh ka qenë i njëanshëm dhe ia ka mbajtur anën Serbisë dhe shumë shpesh propozimet që i kanë bërë kanë qenë të destinuara të dështojnë sepse nuk i kanë respektuar realitet”, tha Gërvalla në “Politiko”.

Lexo më shumë  Kurti në ceremoninë e NALT-it: FSK po rrit kapacitetet me mbështetjen e NATO-s

Ajo tha se tashmë do të ketë një komision të ri për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ndërsa theksoi se do të punojnë që komisioni i ri të ketë një vizion më real për dialogun me Serbinë.

Gërvalla gjithashtu potencoi se qeveria nuk e ka refuzuar asnjëherë dialogun, por përkundrazi tha se janë munduar që të jenë më konstruktiv në këtë proces.

Lexo më shumë  Edhe mediat spanjolle habiten: Çmimi i domateve në Shqipëri shkon në 8.4 dollarë për kile

Theksojmë se sot në Bruksel është mbajtur takimi i rradhës treplashë por pa ndonjë sukses.

Rruga Press

YouTube player