KryesoreLajme

Vetëm pak ditë më parë Ndreca gënjeu kur mohoi kallëzimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit në SPAK

Prokuroria e Posaçme mori të pandehur deputetin e Partisë Socialiste, Plarent Ndreca për shkelje të barazisë në tendera lidhur me rikonstruksionin e 4 komisariateve në vend, në kohën kur ai ishte sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme. Ndreca qëndruar në këtë post nga korrik 2019 deri shtator 2020.

Kallëzimi në SPAK u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për ndërhyrjet në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë.

Po ashtu, ka pasur edhe rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit në procedurën e prokurimit. Procedurat janë kryer kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Sandër Lleshaj.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia furnizon Iranin me mbështetje kibernetike dhe imazhe spiunazhi për të përmirësuar sulmet

Por disa ditë më parë, Ndreca e mohoi kallëzimin gjatë një bisede në studion e Opinion, kur kreu i grupit opozitar, Gazment Bardhi i dërgoi një mesazh drejtuesit të emisionit. Sot, pasi Ndreca u mor u pandehur, Bardhi e akuzon Ndrecën se “gënjeu publikisht”.

Reagimi i Gazment Bardhit:

“Deputeti i Edi Ramës gënjeu publikisht, kur deklaroi se është e pavërtetë që është nën hetim nga SPAK. Por, gënjeshtra mbulon zullumin vetëm për disa orë apo ditë, por e vërteta triumfon përgjithmonë!

E vërteta është që tenderat publik në Qeverinë e Edi Ramës janë kthyer në mundësi vetëm për klientë të paracaktuar, duke eleminuar garën dhe meritokracinë. Klientelizmi dhe korrupsioni janë e vetmja formë për të bërë biznes në Shqipëri gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

Lexo më shumë  Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës

Për këtë nevojiten zyrtar publik si Plarent Ndreca, që për shërbimet në shkelje të ligjit, për mbështetjen ndaj klientelizmit dhe korrupsionit, shpërblehen nga Edi Rama duke u promovuar si deputet!”.

YouTube player