KryesoreLajme

Kurti i përmend sërish kërkesat ndaj Serbisë, kërkon dorëzimin e Milan Radoiçiqit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ripërsëriti kërkesat ndaj Serbisë për sukses në dialog, i cili përmendi nënshkrimin e marrëveshjes bazike, dorëzimin e Milan Radoiçiqit dhe të grupit të tij kriminal dhe tërheqjen e letrës të ish-kryeministres Bërnabiqka.

Kryeministri Kurti tha se po pret që të njoftohet nga vartësi i tij, Besnik Bislimi, se çka është diskutuar në sot Bruksel.

“Duhet të presim se çka do të na njoftoj prej atje Besnik Bislimi, zëvendësi im i cili është njëkohësisht edhe kryenegociator. Për ne më e rëndësishme është siguria legale dhe mirëbesimi në bisedime që nënkupton nënshkrimin e marrëveshjes bazike me aneks të zbatimit, që nënkupton dorëzimin e Milan Radoiçiq dhe të grupit të tij kriminal dhe që nënkupton tërheqjen e asaj letrës të ish-kryeministres Bernabiq kur para BE e 27 shteteve anëtare në Samitin e Brukselit në mesë dhjetorit të viti të kalur tha që nuk e zbaton integritetin territorial të Kosovës. Kjo është e pa pranueshme që integriteti territorial të mos respektohet”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Këto komente Kurti i bëri në manifestimin Tradicional “Ecja Simbolike”, një aktivitet që zhvillohet prej 18 vitesh nga QKLKGJ JETA/VITA.

Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, ndodhen më 24 tetor në Bruksel për rundin e ri të bisedimeve në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje./kp/

Lexo më shumë  Protesta për vrasjen e 14-vjeçarit, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Manastirliut
YouTube player