Uncategorized

Shefi i FMN-së për Kosovë përgëzon për shkallën e rritjes ekonomike

Gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve,  Hekuran Murati, së bashku me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, u takuan me shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, David Amaglobeli.

Në një njoftim për medie bëhet e ditur se ministri Murati, gjatë takimit, prezantoi disa nga indikatorët ekonomikë dhe progresin që ka arritur Kosova.

Lexo më shumë  Bislimi: Kosova shënoi zhvillim ekonomik krahas barrierave

“Ministri Murati përmendi edhe nivelin e ulët të borxhit publik. Nga ana e tij, Amaglobeli përgëzoi Kosovën për performancën e mirë makroekonomike, që reflektohet me rritje të ekonomisë përtej parashikimeve fillestare, dhe me shkallë inflacioni të ulët, e cila në shtator shënoi 0.4%”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se palët diskutuan rreth projekteve dhe programeve aktuale, siç janë: Stand-By Arrangement (SBA) dhe Resilience and Sustainability Facility (RSF) me Fondin Monetar Ndërkombëtar, si dhe përmbushjen e rekomandimeve që derivojnë nga këto programe.

Lexo më shumë  Bislimi: Kosova shënoi zhvillim ekonomik krahas barrierave

Ndryshe, palët vijuan takimin duke diskutuar mundësitë për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen.

YouTube player