KryesoreLajme

Sveçla takohet me dy ministra turq, dënon ashpër sulmin terrorist në Ankara

Sulmin terrorist në Turqi, e ka dënuar ashpër edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili ndodhet në Turqi në kuadër të panairit Saha Expo 2024, me ç’rast është pritur në takime nga homologu i tij turk, Ali Yerlikaya dhe ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Yashar Guler.

“Akte të tilla janë një tragjedi jo vetëm për viktimat dhe familjet e tyre, por për të gjithë ne që vazhdojmë të punojmë për paqe dhe siguri”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Lexo më shumë  Rritja e autoritarizmit të pushtetit në Shqipëri dhe tiktok-u
YouTube player