KryesoreLajme

KE-ja miratoi agjendat e reformave të Kosovës, Bislimi: Me Planin e Rritjes, Kosova një hap më pranë Bashkimit Evropian

Komisioni Evropian e ka bërë hapin kyç për të mundësuar pagesat e para për vendet e Ballkanit Perëndimor nga Plani i Rritjes dhe reformave, duke miratuar në takimin e 23 tetorit agjendat e reformave për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë.

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ka shkruar se me Planin e Rritjes, Kosova është një hap më pranë Bashkimit Evropian.

Lexo më shumë  Zyrtare: PDK-ja e lë jashtë Limajn

Sipas tij me aprovimin e agjendës së reformave, hapet rruga drejt mundësimit të pagesave të para, prej të cilave në total Kosova do të përfitojë deri në 882 milionë euro.

“Sot u aprovua agjenda e reformave të Kosovës nga Komisioni Evropian, në kuadër të Planit të Rritjes. Një agjendë e targetuar drejt avancimit përmbajtësor dhe përafrimit me standardet e Bashkimit Evropian. Me aprovimin e agjendës së reformave, hapet rruga drejt mundësimit të pagesave të para, prej të cilave në total Kosova do të përfitojë deri në 882 milionë euro”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.

Lexo më shumë  Ҫun Lajҫi i drejtohet Vjosa Osmanit: Nuk më ka shkue mendja se ke ambicie kaq të zeza, kaq të kalbuna e inatçore — me hujin e nji kali pa fre

Rruga Press

YouTube player