Bota

Britani – Gjermani marrëveshje për mbrojtjen përballë kërcënimit rus në rritje

Avionët gjermanë do të operojnë nga një bazë në Britaninë e Madhe sipas një pakti të mbrojtjes me Berlinin që do të nënshkruhet sot.

Avionët e gjuetisë së nëndetëseve do të fluturojnë nga Skocia, duke patrulluar në Atlantikun e Veriut, ndërsa aleatët i përgjigjen kërcënimit në rritje nga Rusia.

Dhe gjiganti gjerman i armëve “Rheinmetall” do të hapë një fabrikë që do të prodhojë tyta armësh artilerie duke përdorur çelik britanik.

Lexo më shumë  Hungaria pritet të marrë pothuajse 10 miliardë euro të bllokuara nga BE-ja gjatë viteve të Orbanit në pushtet

Marrëveshja e “Trinity House” BM-Gjermani është një shenjë e përpjekjeve të qeverisë për të krijuar marrëdhënie të ngushta me aleatët evropianë, veçanërisht në masat e mbrojtjes dhe sigurisë.

Kryeministri britanik, Keir Starmer dëshiron të “rivendos” marrëdhëniet me aktorët kryesorë të Bashkimit Evropian dhe marrëveshja e mbrojtjes është shtylla e parë në një traktat më të gjerë të planifikuar BM-Gjermani.

Marrëveshja do të ndihmojë që aleatët e NATO-s të punojnë së bashku në prodhimin e armëve goditëse me rreze të gjatë që mund të shkojne me larg se se raketat ekzistuese të Britanisë së Madhe “Storm Shadow”.

Lexo më shumë  Shefi i NATO-s: Rusët humbasin më shumë ushtarë në muaj sesa humbi ShBA-ja në të gjithë Luftën e Vietnamit

Rruga Press

YouTube player