Sport

Ky është numri që do të mbajë Messi te PSG-ja, dikur atë numër e mbante edhe Lorik Cana

Ylli argjentinas Lionel Messi tanimë është larguar nga Barcelona dhe është një futbollist i lirë pas skadimit të kontratës me klubin katalunas.

PSG është skuadra favorite dhe besohet se transferimi i tij në Parc de Princes është çështje ditësh, për mos të thënë orësh.

Edhe pse u përfol se Neymar do t’ia lë fanellën me numër 10, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Sipas asaj që ka raportuar gazetari Julien Maynard i Telefoot, Messi ka zgjedhur ta bartë fanellën me numër 19 te parisienët.

E këtë numër gjatë kohës sa ishte në PSG, e ka bartur edhe legjenda shqiptare Lorik Cana.

Ish-mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë qëndroi në PSG për pesë vite, nga 2000 deri më 2005.

Aktualisht këtë numër e mban spanjolli Pablo Sarabia, por ai pritet t’ia lë Messit atë.

Pas largimit të Canës nga ‘Parc de Princes’, numri 19 është bartur edhe nga Youssouf Mulumbu për një sezon, Gaetan Charbonnier, Kevin Gamerio, Serge Aurier e Lassana Diarra.

Sa i përket Messit, argjentinasi e kishte mbajtur për dy sezone numrin 19 te Barcelona, pasi fillimisht e kishte numrin 30. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *