Bota

Ukrainasit sulmojnë me dronë kamikaz fabrikat e alkoolit në Rusi – pamje nga zjarret e mëdha që shpërthyen

Dronët ukrainas sulmuan katër fabrika në rajonet ruse Tula, Tambov dhe Voronezh, kanë njoftuar autoritet lokale ruse.

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se mbrojtja e saj ajrore ka arritur të shkatërrojë 11 dronë në rajonin Bryansk, tre në Belgorod si dhe dy në Kursk, e nga një në Tula dhe Orel.

Dronët ukrainas në rajonin Tambov i vënë zjarrin fabrikës së alkoolit ka njoftuar guvernatori Maxim Egorov.

Sipas ueb-faqes Biokhim, prodhohet “produkte me rëndësi strategjike për shtetin”, në veçanti etanoli që përdoret në fabrika për prodhimin e produkteve të lëndëve shpërthyese.

Dy fabrika tjerë të alkoolit u sulmuan në Efremov dhe Luzhkovsky, derisa rusët pretendojnë se dronët kanë shkaktuar “dëme” të vogla.

Ukrainasit së fundmi kanë kryer një sërë sulmesh mbi bazën ajrore ushtarake ruse në përpjekje për të dobësuar aftësitë ushtarake të Moskës, për të vazhduar me sulme ajrore mbi qytetet ukrainase.

Lexo më shumë  Ukraina nis ndërtimin e dronëve Sting që pritet “të shkatërrojnë” dronët iranianë Shahed të Rusisë
YouTube player