KryesoreLajme

O’Brien për raportet SHBA-Kosovë: Herë pas here kemi mospajtime, por kjo ndodh mes miqve!

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien në “Politiko” me Kushtrim Sadikun, ka folur për raportet mes Kosovës dhe SHBA-ve.

Ai ka thënë se me Qeverinë e Kosovës herë pas here kanë mospajtime, por që ka theksuar se “kjo ndodh mes miqve”.

O’Brien theksoi se dëshiron të shohë më shumë diskutime dhe koordinim të Qeverisë së Kosovës me SHBA-në përpara ndërmarrjes së veprimeve të caktuara, e sidomos kur përfshijnë trupat e NATO-s në veri.

Lexo më shumë  Kurti kundërshton përsëritjen e marrëveshjeve të migracionit Itali-Shqipëri në Ballkan

“Herë pas here kemi mospajtime, por kjo ndodh mes miqve. Duam që të kemi më shumë koordinim kur ndërmerren veprime, veçanërisht kur ato veprime mund të përfshijnë trupat e NATO-s në KFOR apo në veri. Gjithashtu dëshirojmë që të kemi më shumë diskutime para se të ndërmerret një veprim i tillë”, tha O’Brien.

Rruga Press

YouTube player