Bota

Sekretari amerikan i Mbrojtjes njofton pakon e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën, në vlerë prej 400 milionë dollarë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ka njoftuar pakon e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën gjatë vizitës së tij në Kiev – që sipas tij kap vlerën e 400 milionë dollarëve.

Austin njoftoi për pakon e re të ndihmës ushtarake gjatë takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ai theksoi se nën lidershpin e Joe Biden, Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë të rritin mbështetjen për Ukrainën.

Lexo më shumë  Vuçiqi bisedon me Putinin, i thotë se Serbia s’do t’i vendosë asnjë sanksion Rusisë

Gjithashtu bëri të ditur se ndihma 400 milionë dollarë ka të bëjë më shumë me municion, pajisje ushtarake dhe armë të ndryshme.

Presidenti amerikan Joe Biden së fundmi vizitoi Berlinin për të diskutuar për pushtimin rus të Ukrainës me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe.

Nga ky takim është bërë e ditur se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’i ofrojnë Ukrainës një kredi prej 20 miliardë dollarësh si pjesë e një kredi të G7, ku nga asetet e ngrira do të kthehej borxhi.

Lexo më shumë  Harris vendos rekord për tremujorin më të madh të mbledhjes së fondeve ndonjëherë
YouTube player