Në gjurmët e bashkëshortit/ Gruaja e Aleksei Navalnit “synon” postin e presidentes
Julia Navalnaya, bashkëshortja e ish-liderit të opozitës ruse Aleksei Navalni, një ndër kritikët më të mëdhenj të regjimit të Putinit, aspiron për postin e presidentes.
48-vjeçarja e ve, tha për BBC se ky vendim ishte dëshira e mbetur peng e partnerit të saj, i cili vdiq ndërsa vuante një dënim 19-vjeçar me akuzat e mashtrimit dhe ekstremizmit ndaj qeverisë së Putinit.
Kur të jetë koha e duhur, unë do të marr pjesë në zgjedhje… si kandidate. Kundërshtari im politik është Vladimir Putin. Dhe unë do të bëj gjithçka që regjimi i tij të bjerë sa më shpejt”, deklaroi ajo.
Avokatja, e kthyer tanimë në politikane tha se do vijojë të qëndrojë në Londër, pasi kthimi në Rusi në këto kohë do t’I rrezikonte jetën.
Për aq kohë sa Putin është në pushtet, unë nuk mund të kthehem në Rusi. Por jam e bindur se dita do të vij, në mënyrë të pashmangshme kur epoka e Putin do të marrë fund dhe Rusia do të hapet sërish.
Kur kjo të ndodhe, kur të kthehet demokracia dhe të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme unë do jem atje, shtoi ajo.
Mes të tjerash Julia Navalni foli për torturat që kanë kaluar si familje, bashkë me fëmijët Dasha, 23 vjeç dhe Zakhar, 16 vjeç, vetëm për shkak të kursit politik që ndoqën, sipas saj.
“Shumë më pyesin se përse u kthyem në Rusi në vitin 2021. Se mendoja kurrë që ata do të mund ta vrisnin. Aleksei ishte këmbëngulës për të sjellë ndryshimin, për të qenë shembull për gjithë njerëzit, dhe donte ta tregonte se nuk kishte frikë nga ky diktator”, tha ajo.
Pas Alexei Navalni vdiq në shkurt të vitit 2024. Mjekët njoftuan se vdekja erdhi për shkak të një mpiksje të tru, mirëpo dyshime të mëdha u ngritën për vrasje të qëllimshme, të motivuar politikisht.
Vetë zyrtarët perëndimorë, përfshirë presidentin e SHBA-ve Joe Biden bënë përgjegjës presidentin rus Vladimir Putin, duke mos e besuar teorinë e vdekjes natyrale.
Navalny konsiderohej një nga kritikët më të mëdhenj të presidentit rus Vladimir Putin , pasi kishte denoncuar korrupsionin e qeverisë dhe në vitin 2018 tentoi të kandidonte për postin e presidentit, por pa sukses.
Ai iu ka shpëtuar dy sulmeve në vitin 2018 dhe 2019, autorët e të cilëve nuk u zbuluan dot kurrë.
Rruga Press