Bota

Vuçiqi falënderon Putinin për energjinë ruse, përsërit se Serbia nuk do ta sanksionojë Rusinë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq foli me telefon me presidentin rus Vladimir Putin më 20 tetor. Sipas liderit serb, kjo ishte biseda e parë e këtij lloji mes të dyve në dy vjet e gjysmë.

Serbia, e cila është një kandidate për anëtarësim në BE, ka dënuar pushtimin e Rusisë në Ukrainë, por ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Moskës.

Lexo më shumë  NATO-ja kryen stërvitje në Finlandë, 100 km larg kufirit rus

Vuçiqi tha se e falënderoi Putinin për furnizimet ruse me energji dhe përsëriti se Serbia nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj sanksioneve. Thirrja vjen pasi Rusia pret një përgjigje zyrtare ndaj ftesës së Putinit në shtator drejtuar Vuçiqit për të marrë pjesë në samitin e BRICS në Kazan, që do të zhvillohet nga 22-24 tetor./RFE-RL/

Lexo më shumë  Prerja e kabllove nëndetëse: lufta hibride në Balltik
YouTube player