Bota

Ukraina nis ndërtimin e dronëve Sting që pritet “të shkatërrojnë” dronët iranianë Shahed të Rusisë

Prodhuesi ukrainas i dronëve Wild Hornets po zhvillon një përgjues të projektuar për të kundërshtuar municionet e Rusisë Shahed-136 të prodhuara nga Irani.

I quajtur Sting, droni i ri është ndërtuar për të fluturuar më shpejt se 160 km/h në një lartësi prej mbi 3 metra.

Gjithashtu, raportohet se një sistem me Al është në punë, megjithëse Sting ka nevojë për pilot.

Bëhet e ditur se Wild Hornets është një organizatë jofitimprurëse inxhinierike që ka dorëzuar rreth 14,000 dronë për trupat e Ukrainës që nga fillimi i vitit 2023.

Është e paqartë se cila është shpejtësia maksimale e Sting, por ka të ngjarë që të paktën të përputhet me 185 km/h të Shahed-136.

Lexo më shumë  Vazhdojnë pretendimet se Koreja e Veriut ka dërguar trupa në Rusi, vjen reagimi i shefit të NATO-s

Wild Hornets tha në gusht se kishte modifikuar disa nga dronët e saj për të eliminuar UAV. Tani, Sting është përpjekja për të projektuar një dron që shkatërron dronët e tjerë.

Deri më tani, nuk dihet çmimi i saktë i prodhimit të dronit, shkruan yahoonews.

Megjithatë, një burim nga organizata tha se “kostoja mesatare e Sting është dhjetë herë më e ulët se ajo e Shahed”.

Dronët Shahed-136 në përgjithësi vlerësohet të kushtojnë deri në 20,000 dollarë secili, që do të thotë se Sting, nëse do të jetë i suksesshëm, do ta bënte mbrojtjen kundër municioneve në mënyrë eksponenciale më të lirë për Ukrainën.

Pjesa më e madhe e përpjekjeve të mbrojtjes kundër dronëve të tillë sulmues tani mbështetet në armët konvencionale, siç janë raketat e lëshuara nga sipërfaqja që mund të kushtojnë qindra mijëra dollarë secila.

Lexo më shumë  Sekretari amerikan i Mbrojtjes njofton pakon e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën, në vlerë prej 400 milionë dollarë

Për shembull, një raketë e vetme E lëshuar nga sistemi amerikan i mbrojtjes NASAMS kushton rreth 1 milion dollarë.

Ndryshe, edhe pse janë të dizajnit iranian, Shahed-136 po ndërtohen brenda vendit nga Rusia sipas një marrëveshjeje armësh me Teheranin dhe Moska thuhet se prodhon 6,000 Shahed-136 çdo vit.

Rusia njoftoi në shtator se po planifikonte të rriste prodhimin e dronëve me 10 herë, duke e vendosur atë në 1.4 milionë dronë në vit.

Ukraina, nga ana tjetër, tha se tani mund të prodhojë 4 milionë dronë në vit.

YouTube player