KryesoreLajme

Pse u pengua media në Kuvendin e Shqipërisë? Zhupa: Urdhër i Spiropalit për të mos i prishur fjalimin e propagandës

Për më shumë se katër orë kaosi përfshiu Kuvendin si brenda ashtu dhe jashtë tij. Deputetët e opozitës që ishin përjashtuan pushtuan me forcë sallën e Kuvendit dhe kaq mjaftoi që situata të degradonte në dhunë.

Por përtej dhunës ndaj ligjvënësve, mediat dhe gazetarët e pranishëm u penguan të kryenin detyrën e tyre nga efektivët e Gardës së Republikës.

Lidhur me këtë në një prononcim për “Ora News” deputetja demokrate Ina Zhupa nga oborri i Kuvendit të Shqipërisë deklaroi se kjo situatë është skandaloze.

Lexo më shumë  Zyra e BE-së: Kosova, përfituesja më e madhe në rajon nga Fondi i Garancisë

“Media duhet të kryejë funksionin e saj në çdo moment për të bërë transparencë të ngjarjeve që ndodhin në interes të publikut.

Këta bëjnë çdo konferencë çdo javë ku deklarojnë se do të jenë të hapur për publikun, ndërkohë shikoni se çfarë kanë bërë, kanë vënë gardh dhe nuk lejohen që të transmetojnë.

Këta po mbajnë brenda peng deputetët e opozitës dhe nuk lejojnë që të futen në sallë.

Nuk ka asnjë arsye, thjesht kanë marrë urdhër politik nga Elisa Spiropali që asnjëri të mos i prishë fjalimin e propagandës për pseudo-arritjet e Shqipërisë, ndërkohë që arritjet e Shqipërisë janë këto pamje këtu, që pengohen gazetarët të kryejnë funksionin e tyre dhe deputetët po ashtu.

Është një situatë vërtetë e rëndë që nuk ka lidhje fare me demokracinë”, u shpreh ndër të tjera Ina Zhupa.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti mirëpriti Drejtorin Politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, diskutuan për Procesin e Berlinit
YouTube player