KryesoreOpinion/Aktualitet

Kolonializmi

Nga Lorraine Redaud

Gazeta Canar enchaîné

Honduras, një start-up i ri i Silicon Valley
Atyre nuk mjaftonte të na shkatërronin trurin. Jo. Manjatë të Silicon Valley tani po përgatiten të rrënojnë një vend.
Çështja fillon në vitin 2017, me një ishull të vogël të Hondurasit, në Detin e Karaibeve. Ujërat te kthjellët, rëra e imët, taban koralor, mjedisi është parajsë. Me shpresën për t’u bërë një qendër ekonomike e Amerikës Latine, vendi në fakt modifikoi Kushtetutën e tij për të krijuar, në vitin 2013, zona të punësimit dhe zhvillimit ekonomik (Zede). Një status që lejon investitorët privatë të përvetësojnë pjesë të territorit për të zhvilluar bizneset e tyre. Shumë thjesht. Për vendasit ëndrra është totale: duke qenë një lloj mini-shteti brenda një shteti, Zede u ofron pronarëve të tij lirinë për të përcaktuar ligjet e tyre.
Dhe start-upi Prospera – financuar nga emra të mëdhenj si Peter Thiel, bashkëthemelues i PayPal, Marc Andreessen, financier i njohur nga Zona e Gjirit të San Franciskos dhe Patri Friedman, dikur i Google dhe nipi i fituesit të çmimit Nobel në ekonomi, Milton Friedman, lindi në vitin 2017. Shumë shpejt, në dy kilometrat katrorë të privatizuar në Parini dhe në enklavën liridashëse, çmenduria u shumëfishua.
Mes të tjerash gjejmë një start-up të specializuar në terapinë gjenetike Minicircle, me synimin e gjetjes se mjeteve për të na bërë të pavdekshëm. Financuar në veçanti nga Sam Altman, CEO i kompanisë OpenAI, studierkimi ushtrihet ushtrohet mbi subjekte dhe teston ndryshimet. “Çelësat për arritjen e pavdekësisë: ne kemi zbuluar tashmë disa prej tyre. Zgjedhja jonë është vetëm t’i provojmë dhe të mos na pengojë as frika e as rregulloret,” shpjegoi themeluesi i saj, Mac Davis. Duke u vendosur në Prospera, transhumanisti e di se mund të eksperimentojë si të dojë: masat mbrojtëse shëndetësore nuk ekzistojnë. Pra, sigurisht, i gjithë komuniteti “biohaking”, këta njerëz të çmendur që janë gati të bëjnë gjithçka për të optimizuar aftësitë njerëzore, dynden në ishullin Roatan. Duke shëtitur mes fushës së golfit dhe pishinave që kufizojnë kullën unike 14-katëshe, qytetari i thjeshtë honduras mund të gjendet ballë për ballë me amerikanin Bryan Johnson, guru i famshëm kundër plakjes, i njohur për faktin se e transfuzoi mbi veten gjakun e të birit për të luftuar kundër plakjes së tij.
Por lumturia e këtyre “kriptokolonialistëve” – Prospera vendosi bitcoin si monedhë zyrtare – nuk mjaftohet me kaq. Atje, transhumanisti mund të eksperimentojë si të dojë. Rezultati i vetëm deri gani është
përkeqësim i vijës bregdetare, tharja e puseve, pak oferta pune. Banorët e ishullit janë të dëshpëruar. Presidentja e re e vendit, Xiomara Castro, e zgjedhur në vitin 2021, mori anën e tyre. Prandaj, në vitin 2022, vendosi të shfuqizojë ligjin për Zede.
Në këtë vend ku “dy të tretat e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë”, sipas zv.ministrit të Jashtëm. Ai shton se atmot besuan në zhvillimin ekonomik që mund të sillte Zede. Por, shumë shpejt, shpresa ia la vendin zhgënjimit. Mungesë fati, sepse duhet më shumë për të hequr që andej Amerloques. Këta të fundit pohojnë se projekti ka të drejtë të vazhdojë të funksionojë. Madje kanë vendosur të padisin vendin falë një parimi të errët të së drejtës ndërkombëtare që u jep atyre të drejtë.
Kështu, Hondurasit mund t’i duhet të paguajë më shumë se 10 miliardë dollarë pa mundësinë e apelimit – një shumë e pamundur për t’u mbledhur për këtë territor tashmë në borxh në shumën prej më shumë se 16 miliardë dollarësh. Veç nëse një tip si Elon Musk e blen atë borxh për punë qejfi.

Lexo më shumë  Mustafi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, shuplakë për shqiptarët

Rruga Press

YouTube player