KryesoreLajme

Kurti me përfaqësues të SPD-së:Gjermania një nga aleatët tanë më të ngushtë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në ndërtesën e qeverisë të rinjtë e të rejat e organizatës rinore të SPD-së në Hessen të Gjermanisë.

Bëhet e ditur se kryeministri Kurti tha se Gjermania është një nga aleatët tanë më të ngushtë, dhe bashkë vijojmë të fuqizojmë lidhjet e marrëdhëniet gjersa në Gjermani punojnë, studiojnë dhe jetojnë gati 600 mijë shqiptarë, ku rreth 30.000 ndodhen pikërisht në Hessen.

Lexo më shumë  Kurti: I gëzohemi fort arritjes së Shqipërisë për hapjen e kapitujve të parë për anëtarësim në familjen evropiane

“Kryeministri trajtoi progresin ekonomik e demokratik të shtetit tonë të më shumë se tre vite e gjysmë të mandatit, duke theksuar avancimin në fusha kryesore si ekonomia apo edhe sundimi i ligjit, në kuadër të politikave socialdemokrate që ne po i zbatojmë”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Kryeministrit.

Gjithashtu bëhet e ditur se Kurti foli dhe rreth mundësive për rritjen edhe më tej të bashkëpunimit mes dy shteteve tona. Kryeministri e falënderoi grupin për udhëtimin e tyre drejt vendit tonë, duke e cilësuar si një mundësi të mirë për ta njohur më mirë Kosovën dhe forcuar urat e bashkëpunimit.

Lexo më shumë  Gërvalla dhe shefi i i zyrës së BE-së në Kosovë flasin për anëtarësimin në BE

Rruga Press

YouTube player