KryesoreLajme

Nagavci: Rregullimi i profesioneve dhe njohja e kualifikimeve profesionale janë shtyllat arsimore dhe angazhimet tona këmbëngulëse

Ministrja e Arsimit, e Shkencës, e Teknologjisë dhe e Inovacionit, ka thënë se rregullimi i profesioneve si dhe njohja e kualifikimeve profesionale janë shtyllat arsimore e angazhimet e tyre këmbëngulëse.

“Rregullimi i profesioneve si dhe njohja e kualifikimeve profesionale janë shtyllat arsimore e angazhimet tona këmbëngulëse. Dedikimi ynë në harmonizimin e kornizës ligjore, zhvillimin tutje të kapaciteteve tona dhe instalimi i praktikave të mira evropiane në njohjen e kualifikimeve profesionale po bashkërendohet ngushtë edhe me Bashkimin Evropian përmes projektit të Mbështetjes së Njohjes së kualifikimeve Profesionale në Kosovë”, ka thënë ajo.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Sipas saj, ekipet kanë krijuar sinergji të reja bashkë me ministritë tjera, me odat profesionale e sektorët përkatëse për avancimin e njohjes së kualifikimeve profesionale, si në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ashtu edhe në vendet e BE, paralelisht me përafrimin e integrimit tonë në BE.

Rruga Press

YouTube player