Lajme

Ministria e Financave dhe KfW-ja nesër nënshkruajnë marrëveshje mbi 12 milionë euro për mbeturinat në tri qytete

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se nesër do ta nënshkruajnë një marrëveshje prej 12.6 milionë eurove.

Sipas njoftimit, kjo marrëveshje që do të nënshkruhet me KfW, e ka për qëllim përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan.

Ceremonia do të zhvillohet nesër, më 16 tetor, në ora 09:30, në Objektin e Qeverisë.

Rruga Press

YouTube player