Sport

Kristjan Asllani me një gol të bukur dërgon Shqipërinë në epërsi

Shqipëria po luan si mysafir i Gjeorgjisë në kuadër të Ligës së Kombeve, ku kuqezinjtë në fillimin e pjesës së dytë kanë gjetur golin. 

Pas një pjesë të parë pa gola, Shqipëria kishte më shumë rast, por nuk ia arriti të shënojë. 

Me të filluar pjesa e dytë, një aksion shumë i bukur i Shqipërisë solli golin. 

Nedim Bajrami u fut në zonë, pasoi te Indrit Tuci, i cili me një pasim të saktë jashtë zone gjeti Kristjan Asllanin, i cili me një gjuajtje të fortë shënoi për 1-0. 

YouTube player