KryesoreLajme

Greva e ish të burgosurve politikë, ish i burgosuri: Do jap jetën në grevë

Gjashtë ish-të burgosur politik që prej katër ditësh janë futur në një grevë urie, pasi sipas tyre nuk u janë paguar pensionet e veçanta. Për emisionin “People” në Euronews Albania, ata thanë se fatkeqësisht vijojnë të jenë të përndrjekur nga politika shqiptare.

Një nga ish-të burgosurit, tha se u dënua me 15 vite burg nga Spartak Braho. Ai tha se do e vazhdojë grevën e urië deri në fund, deri sa të marrin pensionet shtetërore të veçanta.

“Jam Agimi, i dënuar me 15 vite burg nga Spartak Braho. I bëj thirrje të gjithë të burgosurve politik, sidomos atyre që kanë pasur baballarët nëpër burgje, që u vinin me çanta në krahë, që të vinë e të na përkrahin që zëri jonë të dëgjohet. Se ndryshe zëri jonë nuk do dëgjohet kurrë. Ne jemi edhe grevistët e 2012 kur kemi parë shokun tonë që u dogj në mes të Tiranës. Ne nuk jemi as me Partinë Socialiste, as me Partinë Demokratike, ne jemi demokrat të vërtetë që nuk kthehemi si kameleon.

Lexo më shumë  “Focus”: Drama e portit të Durrësit, largohen investitorët gjermanë

Ne duam pensione shtetërore të veçanta, ato duam dhe punën e papaguar dhe shtëpinë tonë që do të marri Erion Veliaj e ta bëjë Shtëpi Kulture. Unë marr 1600 lekë pension, nusen e kam pa punë. Nga këtu nuk dal gjallë. Greva e urisë nuk ka për të përfunduar. Kur e nisëm ishim 6 persona, po ne të 6 jemi, ne po e bëjmë thirrjen për të gjithë. Unë u dënova 15 vite burg për tentativë arratisje dhe propagandë kundër qeverisë. Ne akoma jemi të përndjekur. Jam përndjekur që në 85, më kapi amnistia dhe dola”,-tha ish i burgosuri politik”.

Lexo më shumë  Mid'hat Frashëri: Ç'fituam nga Kongresi i Manastirit?
YouTube player