KryesoreLajme

Kurti në Samitin e Procesit të Berlini: 25 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, hapësira ajrore serbe mbetet e mbyllur për fluturime nga Kosova

Në sesionin e dytë të Samitit të Procesit të Berlinit, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se hapësira ajrore e Serbisë mbetet e mbyllur për fluturime komerciale drejt apo nga Kosova. Ai ka thënë se kjo vazhdojë të jetë edhe 25 vjet nga ndërhyrja e NATO-s në Serbi, duke shtuar se kjo nuk i shërben as raporteve fqinjësore.

“25 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s, hapësira ajrore e Serbisë mbetet e mbyllur për fluturime komerciale drejt apo nga Kosova. Kjo nuk shërben pozitivisht as për marrëdhënie fqinjësore, as për adaptimin klimatik”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Lexo më shumë  Murati: Gjithsej 3.6 miliardë euro do të jenë në dispozicion për mbështetje të punëtorëve, familjeve, bizneseve, e sektorëve të tjerë strategjikë

Kryeministri Kurti tha se për Agjendën e Gjelbër institucionet kanë bërë ndryshime në ligje për Ndryshimet Klimatike dhe Burimet e Energjisë së Ripërtëritshme, “të cilat ofrojnë bazat për një politikë afatgjate klimatike”.

“Strategjia jonë gjithëpërfshirëse e energjisë nënvizon qëllimin tonë që të bëhemi neutral ndaj karbonit (Carbon Neutral) deri në vitin 2050. Ky zotim mbështetet nga ligjet tona të reja mbi Ndryshimet Klimatike dhe Burimet e Energjisë së Ripërtëritshme, të cilat ofrojnë bazat për një politikë afatgjate klimatike. Vitin e kaluar, kemi lansuar një pako investive të burimeve të ripërtërishme prej 950 MË, duke përfshirë projekte konkurruese për kapacitete gjenerimi të energjisë dhe të ruajtjes së saj. Projektet e ardhshme, si ai i parkut të erës me kapacitet 150MË dhe parkut diellor me kapacitet 100MË, nënvizojnë përpjekjet tona për të diversifikuar burimet e energjisë dhe reduktuar emetimet”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada
YouTube player