KryesoreLajme

Qeveria e Kosovës miraton rritjen e pensioneve

Qeveria e Kosovës të premten në një mbledhje elektronike ka miratuar rritjen e pensioneve për disa kategori duke filluar nga ky muaj.

Kryeministri Albin Kurti më 7 tetor në një konferencë për mediat pati njoftuar se është vendosur rritja e pensioneve për disa kategori për 20 për qind.

Nga janari i vitit 2025, sipas vendimit të Qeverisë, pensionet do të rriten edhe për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve gjatë luftës.

Lexo më shumë  Kurti bën homazhe në Koshare: Te varret e dëshmorëve ia përkujtojmë vetes se sa e lartë ishte sakrifica e tyre

Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka miratuar edhe 200 mijë euro ndihmë për Bosnjën pas vërshimeve.

Gjithashtu miratoi edhe programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për vitin 2024-2025.

YouTube player
sqhrenfrdeit