KryesoreLajme

Në fundjavë Kryeministri Kurti do të mbajë takim me bashkëatdhetarët në disa qytete të Gjermanisë. Qytetet dhe oraret

Kryeminstri i Kosovës Albin Kurti këtë fundjavë do të takojë mërgatën shqiptare në Gjermani. Këto takime do të zhvillohen në disa qytete të Gjermanisë. Intenerari bashkangjitur më poshtë:

Kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Gjermani!

Të dashur bashkatdhetarë, ju që jetoni në Gjermani, ju informojmë se me datë 12 dhe 13 tetor 2024, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi Kryeministri Albin Kurti do të zhvillojë takime me bashkatdhetarët tanë në Gjermani.

Tubimet do të mbahen sipas orarit të mëposhtëm:

Më 12 tetor 2024 në München (Heidemannstrasse. 190939 prej orës 12:00-14:00) dhe Stuttgart (Stuttgarterstr. 6570806 prej orës 17:15-19:30).

Më 13 tetor 2024 në Köln (Claudiastr. 2C51149, Köln prej orës 12:30-15:00) dhe Berlin (Hermanstr/Rollbergstrasse. 214-216, 12049 Berlin prej orës 18:45-21:00).

Ju ftojmë dhe ju mirëpresim në këto takime.

Rruga Press

YouTube player