Lajme

Analisti malazez: Vuçiqi duhet të shpjegojë pjesëmarrjen e tij në ngjarjet e viteve ’90 në Ballkan dhe mbështetjen e klaneve kriminale

“Zbulimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në konferencën për shtyp të mbajtur në Samitin e procesit Brdio-Brioni në Tivat duhej të tregonin arrogancën e tij, por në fakt treguan dobësi politike dhe aftësi në manipulim, sepse ai nuk i përballon dot kritikat”. Kështu thotë analisti politik nga Mali i Zi, Srgjan Vukadinoviq.

Duke komentuar mënyrën se si Vuçiq iu drejtua publikut, si dhe temat që praktikisht i imponoi vetes, ai tregon se gjithçka është pjesë e performancës së tij të zakonshme.

“Pas tentativave për manipulim rreth klaneve kriminale, shtetësisë dhe Kosovës, ka shumë që e shqetësojnë presidentin e Serbisë dhe për të cilat ai do të duhet të përgjigjet një ditë”, shtoi ai.

Ai vlerëson se duhet të kesh shumë njohuri dhe të jesh shumë bindës që të mund t’i përgjigjesh zhvendosjes klasike të qëllimeve të Vuçiqit dhe manipulimit që ai përdor.

Presidenti i Serbisë ishte një nga zyrtarët që iu drejtua gazetarëve pas pjesës plenare të Samitit Bërdo-Brioni, ndonëse as që mori pjesë në takim.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti e përfaqëson Kosovën në Procesin e Berlinit javën e ardhshme

Megjithatë, toni i tij i fjalës nuk ishte aspak i përshtatshëm për një burrë shteti të rangut të lartë.

“Kjo tregon humbjen e plotë të Presidentit të Serbisë, e në anën tjetër paskrupulltizmin, paturpësinë dhe sigurisht të pakulturuarin e tij. Nëse ai do të ishte i ftuar në Samitin e Procesit Brdo-Brijoni dhe do të konfirmonte ardhjen e tij, ai mund të kishte mbërritur në ngjarje. Por padyshim ai donte, në stilin e tij, të bënte një monolog dhe të bënte një paradë folklorike nga gjithçka. Gjithçka që ai bën në Serbi përfaqëson një lloj folklori dhe reality shoë, kështu që ai bëri të njëjtën gjë këtu. Unë besoj se ai nuk duhej lejuar një konferencë për shtyp kur nuk mori pjesë në seancën plenare. Sepse kjo flet, nga njëra anë, për nënvlerësimin e të gjithë pjesëmarrësve, në mesin e të cilëve edhe presidentët e vendeve të Bashkimit Evropian” – tha Vukadinoviq.

Lexo më shumë  Lajçak në takim me Bislimin: Diskutuam për zbatimin e plotë të Marrëveshjes

Siç ka shtuar ai, deklaratat e Vuçiqit nuk janë aspak në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi. Ai e sheh këtë si një tregues se problemet nuk janë vetëm me vendin tonë, por edhe me gjithçka tjetër në mjedis. “Deklaratat e tij, por edhe ballafaqimi që ka me veten – sepse të gjitha konferencat e tij për shtyp janë pikërisht të tilla – nuk janë ballafaqime me asnjë vend, as me opozitën në Serbi, e aq më pak me atë të Malit të Zi. Është një llogari me veten, ku ai përpiqet të dalë nga kthetrat e diçkaje që do ta ketë të vështirë të dalë. Vuçiqit do t’i duhet të shpjegojë disa gjëra në lidhje me pjesëmarrjen e tij në ngjarjet e viteve ’90 “, shpjegoi ai.

Rruga Press

YouTube player