Sport

”Kemi mungesa, por jemi gati”, Bajrami para sfidës ndaj Çekisë: Me rëndësi që të mos humbasim ndeshjen

Pritjes po i vjen fundi. Pas afro 24 orëve, “Legjionarët” e Kombëtares sonë do të nisin sfidën e tretë në rrugëtimin e tyre, në UEFA Nations League, ku ashtu si në edicionin e kaluar janë pjesë e Ligës B.

Kësaj radhe, “Kuqezinjtë” do të kenë përballë Republikën Çeke dhe siç e do zakoni një ditë para sfidës është zhvilluar edhe konferenca zyrtare për shtyp, nga ku së bashku me teknikun Sylvinho ishte edhe “fantazisti” i Kombëtares, Nedim Bajrami, nga ku foli për rëndësisnë e madhe që sfida me Çekinë ka.

“Goli që shënova në Çeki i përket të kaluarës, nesër është një sfidë tërësisht tjetër. Jemi përgatitur shumë për një përballje të vështirë.

Me rëndësi është të mos humbasim ndeshjen, pasi e dimë që është një skuadër e fortë dhe shumë e vështirë në shtëpi

E dimë qe na mungojnë disa lojtarë, por besoj se gjithë skuadra është gati. Kemi edhe djem të rinj, si Tuçi, që bëri sot stërvitje me ne.

I dimë mungesat, por nuk kanë rëndësi. Siç thashtë djemtë janë gati dhe janë përgatitur shumë.

Besoj se çdo ndeshje ka peshën e vet, por nesër hymë në fushë për të dhënë maskimumin.

E njohim kundërshtarin, ama pavërësisht ndeshjeve të mërparshme nesër nga prtet diçka tjetër, por ne jemi gati.

Për fitimin e grupit është ende herët për të folur, pasi ne futemi në fushë për të fituar çdo ndeshje, megjithatë siç thashtë edhe më parë jemi të fokusuar te sfida e nesërme.

Jemi një skuadër e fortë, qoftë si grup ashtu edhe individualisht, megjithatë duhet parë se çfarë rezultati do të arrimë.

Çekët sulmojnë fort në minutat e para, duhet të bëjmë shumë kujdes”,- u  shpreh “fantazisti” i mesfushës së Kombëtares.

YouTube player