KryesoreOpinion/Aktualitet

Një Deepfake IA (intelegjence Artificiale) mund të jetë surpriza e zgjedhjeve të Nëntorit (SHBA)

Nga Miles Taylor, për Time

Imagjinoni: është mëngjesi pas Ditës së Zgjedhjeve 2024, dhe Amerika zgjohet me video virale të fletëve të votimit që hidhen në kazanë dhe pamje nga kamerat e sigurisë që tregojnë punonjës të zgjedhjeve duke mbushur kutitë në shtetet e betejës elektorale. Brenda pak orësh, politikanët, komentatorët dhe ndikuesit në rrjetet sociale fillojnë të shpallin mashtrim. Por ja ku është pika e ktheses— asgje prej këtyre ngjarjeve nuk ka ndodhur realisht. Janë sajesa ‘’deepfake’’ dixhitale, të dizajnuara për tu dukur aq reale saqë edhe analistët me përvojë nuk arrijnë dot të dallojnë ndryshimin.

Ky skenar nuk është i pamundur, por ne jemi larg nga të qenit të përgatitur. Kam kaluar vitin e fundit duke drejtuar simulime të lojërave të luftës mbi sfidat e kërcënimeve të fuqizuara nga AI ndaj zgjedhjeve, së bashku me teknologë, zyrtarë aktualë dhe të mëparshëm të qeverisë, dhe grupe të shoqërisë civile. Pavarësisht se kush fiton garën presidenciale, një nga shqetësimet tona më të mëdha është mundësia reale e një “befasie të Nëntorit”—jo vetëm një polemikë që shpërthen pak para Ditës së Zgjedhjeve, por një sulm pas-zgjedhor i falsifikimeve të krijuara nga AI për të bindur votuesit se zgjedhjet janë vjedhur.

Premisa për një krizë tashmë është ngritur.

Së pari, fusha e aktorëve të këqij është rritur. Pas zgjedhjeve të 2016-ës, shkova në Departamentin e Sigurisë Kombëtare ku ndihmova të riorganizojmë sigurinë e zgjedhjeve në SHBA pas ndërhyrjes së Rusisë. Do të mendonit se ekspozimi i ndërhyrjes së Moskës do të dekurajonte sulmuesit e ardhshëm. Por ndërhyrja në zgjedhje është kthyer në një sport profesional, me më shumë aktore që hyjnë në lojë, si Kina dhe Irani.

Së dyti, periudha pas-zgjedhore tani është në qendër të vemendjes. Lëvizja “Stop the Steal” në vitin 2020 tregoi se amerikanët—sidomos pala humbëse—janë të ndjeshëm ndaj pretendimeve se sistemi është i korruptuar. Kundërshtarët nga jashte dhe ekstremistët se brendshmi kuptuan se nuk kanë nevojë të ndryshojnë vetë rezultatin e votës; thjesht duhet të hedhin dyshime pas faktit, kur emocionet janë më të larta dhe besimi në rezultat është më i dobët.

Lexo më shumë  Sinani: Organi më i lartë i drejtësisë në Serbi po legjitimon spastrimin etnik dhe pasivizimin diskrimues të shqiptarëve të Luginës

Së treti, zyrtarët e zgjedhjeve pranojnë se nuk janë të përgatitur. Në udhëtimet e mia ne mbare vendin, liderët shtetërorë dhe lokalë thonin shpesh se një nga frikërat e tyre më të mëdha është paraqitja e “provave” që duken autentike se zgjedhjet janë vjedhur, të cilat ata nuk mund t’i hedhin poshtë menjëherë.

Ndryshe nga viti 2020, kur shumica e pretendimeve të rreme u hodhën poshtë, falsifikimet e AI-së sot janë të lehta për t’u bërë dhe mund të duhen javë—ose madje muaj—për t’i zbuluar si të pavërteta. Deri atëherë, dëmi do të jetë bërë.

Edhe më keq qendron marrëdhënia midis zyrtarëve të qeverisë dhe kompanive të rrjeteve sociale, e cila është më e përçarë se kurrë. Rastet gjyqësore dhe polemikat rreth censurës online kanë krijuar një efekt ftohës, duke i bërë të dy palët të hezitojnë të bashkëpunojnë. Rezultati është që lokalitetet kanë më pak burime teknologjike si mbeshtetje në një krize te tille potenciale.

Të jemi të qartë, AI nuk është domosdoshmërisht armiku këtu. Teknologjitë ‘’smart’’, në fund të fundit mund te ndihmojnë më mirë për të mbrojtur zgjedhjet. Kompani startup po shfaqen për të luftuar këto rreziqe, nga startup-et për zbulimin e deepfake-ve deri te firmat që përmirësojnë sigurinë kibernetike të rrjeteve të zgjedhjeve. Por sot jemi në një “dritare arbitrazhi” të rrezikshme ku aktorët e këqij mund të kalojnë në sulm përpara se mbrojtësit të kenë mjetet për të ngritur mekanizmat e nje mbrojtje te forte.

Cila është zgjidhja deri në Ditën e Zgjedhjeve?

Përgjigjja më e mirë është ndërgjegjësimi publik.

Votuesit duhet të zhvillojnë aftësinë për të njohur këto falsifikime ashtu si bëmë kur spam-i filloi të godiste kutitë tona të postës elektronike në vitet 1990. Deepfake-t do të bëhen “princat nigerianë” të rinj në kutitë tona postare, duke na thënë të dërgojmë 10,000 dollarë. Vetëm se tani do të jenë më të personalizuara, më bindëse dhe më të përhapura, përfshirë në përpjekjet për të na mashtruar rreth demokracisë sonë.

Lexo më shumë  Sveçla pas aksionet dy ditor të Policisë në veri të Kosovës: Rendi dhe ligji, sovraniteti e integriteti, liria, barazia e drejtësia do të mbizotërojnë gjithandej shtetit tonë

Në planin afatgjatë, duhet të riorganizojmë arkitekturën e sigurisë së zgjedhjeve tona. Po, kemi bërë hapa të mëdhenj pas sulmeve të Rusisë në 2016-ën, por Amerika është përsëri e ndjeshme. Kongresi duhet të kërkojë që agjencitë të investojnë në teknologji që mbrojnë më mirë sistemet e votimit, të fuqizojnë zyrtarët për të identifikuar përmbajtje sintetike që përdoret për mashtrim ose presion ndaj votuesve (pa u bërë arbitra të së vërtetës), dhe të krijojnë rregullat e duhura për bashkëpunim ndërmjet punonjësve të zgjedhjeve dhe kompanive të rrjeteve sociale.

Ndërkohë, aktorët e industrisë së teknologjisë duhet të përshpejtojnë përpjekjet për të ndihmuar përdoruesit të dallojnë automatikisht “median reale” nga “media e manipuluar”, përfshirë nënshkrimet kriptografike dhe ‘’watermark’’et.

Në një simulim të fundit, pashë se sa lehtë një deepfake pas-zgjedhor mund të përkeqësojë një situatë të keqe në kaos të plotë. “Ekipi i kuq”—duke luajtur rolin e një armiku deversant —ishte në gjendje të krijonte një video ‘’realiste’’ që pretendonte të tregonte punonjës të zgjedhjeve duke shkatërruar fletëvotimet në një shtet kyç. Ndërsa klipi u përhap, “ekipi blu”—duke luajtur rolin e zyrtarëve të zgjedhjeve—nxitoi të verifikonte vërtetësinë e videos ndërsa komentatorët e nxisnin zjarrin. Deri kur provuam se ishte false, dëmi ishte bërë. Votuesit kishin dalë në rrugë.

Një kandidat ose fushatë e korruptuar mund të shkaktojë kaos duke bërë të njëjtën gjë. Vetëm muajin e kaluar, u raportua se kryetari i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë u mashtrua në një thirrje Zoom me një zyrtar të lartë ukrainas, i cili rezultoi të ishte një deepfake. Nuk kërkohet shumë imagjinatë për të parë se si operativët politikë mund të përdorin këto taktika për t’u paraqitur si figura të besueshme në mënyrë që të shpërndajnë informacione të rreme rreth rezultateve të zgjedhjeve me kundërshtarët ose mbështetësit e tyre, të përhapin kërkime të rreme për kundërshtarët, ose të shpërqendrojnë kandidatët e tjerë në një krizë. Mendoni për këtë si truket e pista të përforcuara.

Kjo është e ardhmja drejt së cilës po shkojmë.

YouTube player