KryesoreLajme

Bie nafta në Evropë, 20 % më lirë në Suedi. Shqipëria e 7 për çmimet më të larta në botë!

Kur çmimet e karburantit u ngritën ndjeshëm pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, në Shqipëri rritja u reflektua me shpejtësi. U mblodh edhe një bord për të monitoruar abuzimet e mundshme, ndërkohë që çmimet rriteshin dhe bordi mblidhej dukej sikur fatura e kostos pas çdo mbledhjeje rëndonte mbi konsumatorin.

Kur bie nafta dhe karburanti në Europë nuk ndodh e njëjta gjë me rënien në Shqipëri.
Në vendin tonë çmimi i “arit të zi” teksa ka rënë ndjeshëm në Europë ka ndryshuar shumë pak ose aspak.

Shqipëria renditet e shtata në botë sa i përket çmimit të naftës. Në klasifikimin e fundit të organizatës “Global Petrol Prices”, qytetarët në vendin tonë e paguajnë këtë produkt me lirë se në vendet më të pasura dhe me të ardhurat më të larta në botë si në Zvicër, Monako, Islandë e Hong Kong, dhe më shtrenjtë se rajoni, Bashkimi Europian dhe gjithë pjesa tjetër e globit.
Tregu global edhe pse i rikthye normalitetit dhe çmimi mesatar i naftës në mbarë botën ka arritur në 108 lekë për litër, në Shqipëri, pikat e karburanteve e tregtojnë 177 lekë.

Që nga viti 2020, çmimet e karburanteve dhe lubrifikantëve për transport personal në BE kanë treguar paqëndrueshmëri të mëdha. Normat vjetore të inflacionit ishin negative në maj 2020 (-19,5%), por filluan të rriten ndjeshëm në 2021, duke arritur +33,4% në nëntor të atij viti. Kulmi arriti në qershor 2022 (+39,2%) dhe më pas filloi të ngadalësohej, duke u kthyer në terma negativ në vitin 2023. Këto variacione reflektuan ndikimin e pandemisë COVID-19 dhe pushtimin rus të Ukrainës.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Në qershor 2023, norma e inflacionit për karburantet dhe lubrifikantët ishte në nivelin më të ulët prej -15.7%, por luhatshmëria është bërë më pak e theksuar muajt e fundit me variacione më të vogla të çmimeve mujore. Kështu ka ndodhur në vitin 2024. Sipas Eurostat, Instituti i Statistikave, në gusht 2024, çmimet e karburantit dhe lubrifikantit ishin 6,1% më të ulëta se në gusht 2023.

Ndryshimet e çmimeve për karburantin, naftën dhe benzinën në BE, %, norma vjetore e ndryshimit, të dhëna mujore, janar 2020-gusht 2024

Duke parë konkretisht naftën dhe benzinën që nga viti 2020, të dhënat tregojnë se çmimet gushtin e kaluar ishin përkatësisht 7.4% dhe 5.5% më të ulëta se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Që nga viti 2020, rritja më e lartë e çmimeve është vërejtur në qershor 2022, +45,2% për naftën dhe +35,7% për benzinën. Ndërsa rritja e çmimit të naftës në përgjithësi ishte më e ulët se ajo e benzinës, çmimet e naftës u rritën më shpejt se çmimet e benzinës nga shtatori 2021 deri në mars 2023. Nga ky muaj e në vazhdim, rritja e çmimeve të naftës mbeti nën ato të benzinës, megjithatë situata u përmbys sërish në qershor , korrik dhe gusht të këtij viti.

Lexo më shumë  Murati: Gjithsej 3.6 miliardë euro do të jenë në dispozicion për mbështetje të punëtorëve, familjeve, bizneseve, e sektorëve të tjerë strategjikë

Shumica e vendeve të BE-së raportojnë norma negative të inflacionit për karburantet dhe lubrifikantët, që do të thotë se çmimi ka rënë ndjeshëm.

Në gusht 2024, 24 vende të BE-së raportuan norma vjetore negative ndryshimi ose çmime më të ulëta se i njëjti muaj i vitit të kaluar. Suedia (-20.7%) raportoi rënien më të lartë, e ndjekur nga Belgjika (-8.9%) dhe Sllovakia (-8.4%). Ndërkaq uljet më të vogla shënuan Sllovenia (-2,0%) dhe Polonia (-1,7%). Çmimet në Maltë mbetën pa ndryshim dhe Rumania (+2.4%) dhe Irlanda (+4.0%) pësuan një rritje të normës vjetore të ndryshimit./Faktor.al

Rruga Press

YouTube player