KryesoreLajme

VIDEO/ Si Balluku dhe Kumbaro ia kaluan përgjegjësinë njëra-tjetrës për transportin e mbetjeve të rrezikshme

Ministria e Mjedisit që duhet të kontrollonte këtë sektor, ngre duart, edhe pse minimalisht këta zyrtarë kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer inspektimet periodike sipas parashikimeve ligjore. Por këtu ngihen dyshime, se në këtë trafik ndrokombëtar duhet të jetë përfshirë disa institucione të  rëndësisë së veçantë, Doganat dhe Porti i Durrësit. Po le ta shohim në këtë këndvështrim. Ministrja Belinda Balluku, u përpoq që të shfajësonte ish-vartësin e saj, Pirro Vëngun, duke e kaluar sërish përgjegjësinë tek Ministria e Mjedisit, por në një dalje të mëpasshme, Ministrja Mirela Kumbaro kërkoi që përgjëgëjsia të gjendej diku tjetër, duke nënkuptuar pikërisht institucionet në varësi të Ballukut.

Menaxhimi i Mbetjeve është i rregulluar me ligjin nr. 10 463, të detajuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr 641, datë 1.10.2014. Në pikën 36 të kësaj VKM-je, Qeveria e drejtuar nga Edi Rama, sanksionon institucionet përgjegjëse për kontrolloin e këtij aktivitet.

Ngarkohen ministria përgjegjëse për mjedisin, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, degët doganore, Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Inspektorati Shtetëror për Mjedisin, Pyjet dhe Ujërat për zbatimin e këtij vendimi.

Përgjegjësia e dhënë nga ligji, për kontrollin dhe parandalimin e trafikut të mbetjeve të rrezikshme solli edhe një përplasje mes Ministreve. Në Kohën kur për nxjerrjen e përgjegjësive është angazhuar OLAF dhe Prokuroria, ministret Belinda Balluku dhe Mirela Kumbaro kanë nisur ti lënë përgjegjësinë njera tjetrës. E pyetur nga gazetarët se si u lejuan nga Porti i Durrësit eksportimi i mbetjeve të rrezikshme, pa kryer procedurat e nevojshme dhe pa kontroll, ministrja Balluku deklaroi se Porti nuk ka asnjë përgjegjësi kontrolli pasi i takon kompanisë për të kryer vetëdeklarim sipas lejes së marrë nga Ministria e Mjedisit.

Argumenti se përgjegjësia është vetëm e privatit, është një manipulim i opinionit publik. Pasi Autoriteti Portual Durrës, në bazë të Konventave Ndërkombëtare, ku Shqipëria Aderon, ligjeve Shqiptare por edhe Vendimit të Autoritetit Portual Durrës, është pikërisht institucioni që duhet të parandalojë daljen nga Porti i Durrësi të mbetjeve të rrezikshme. Një nga vendimet, që parashikon qartë detyrat e Autoritetit Portual është marrë nga Këshillit Drejtues i këtij institucioni, me vendimin nr 16, datë 21 dhjetor 2021, që ka miratuar rregulloren për përpunimin e ngarkesave të rrezikshme në Portin e Durrësit. Kodi IMDG (Kodi Ndërkombëtar i Mallrave të Rrezikshme Detare) është i detyrueshëm sipas Konventës Ndërkombëtare për Sigurinë e Jetës në Det dhe Konventës Ndërkombëtare për Parandalimin e Ndotjes nga Anijet. Kodi IMDG është i detyrueshëm në Portin e Durrësit dhe autoriteti i zbatimit të tij është Autoriteti Portual Durrës.

Lexo më shumë  Asnjë nga tre të akuzuarit s’e pranojnë fajësinë për rastin “Banjska”

Jo vetëm kaq por me një UDHËZIM I PËRBASHKËT nr. 4, datë 11.6.2021, Ministrja Belinda Balluku sëbashku me ish-ministren e financave Anila Denaj, kanë parashikuar edhe gjoba në rast të mosdeklarimi korrekt të mallrave të rrezikshëm, që gjithashtu autoriteti zbatues i këtij Udhëzimi ëshët Autoriteti Portual Durrës dhe Dogana. Në pikën 5 gërma b të këtij udhëzimi parashikohet:

Për të shmangur dyshimet, deklarimi i gabuar apo mos deklarimi i mallrave të rrezikshme (sipas kodit IMDG), që transportohen në kontejner dhe etiketa korresponduese e kontejnerit ose deklarimi i gabuar apo mosdeklarimi i peshës së kontejnerit është një shkelje e ligjit dhe sjell një dënim të rëndë në përputhje me dëmet.

Pra Ministret kanë firmosur vetë udhëzimin që ngarkon me përgjegjësi Autoritetin Portual Durrës, udhëzim i cili në rastin konkret ka mbetur i pazbatuar, e Ministrja Balluku, edhe njëherë ka mohuar veten.

Edhe pse ligji nr. 10 463 “Per menaxhimin e Mbetjeve dhe Vendi i Këshillit të Ministrave nr 641, datë 1.10.2014 ngarkon të dyja ministrit si të Mjedisit dhe Transporit me përgjegjësi, si Balluku dhe Kumbaro kanë ekspozuar përgjegjësitë e njera-tjetrës në tentativë për të shpëtuar veten. Pasi Balluku ja kaloi përgjegjësinë Kumbaros, kjo e fundit iu kundëpërgjiogj gjatë një interviste në News 24, ku përgjegjësinë e la tek kolegia e saj dhe Autoriteti Portual Durrës.

Kompania nuk ka licence qe te kryente eksport mbetjte, te gjitha e bjene dogana…. Sot flitet per mbetje por ne nuk e dijme ca ka ne kontenier…paralelizon me leje drejtimi, polici kur ju ndalon nuk ju kerkon vetem patenten, as qe patentat eshte e paligjshme, as drejtori i drejtorise se transporteve, kam firmos nje licence qe ka kaluar te gjitha hallkat… por kjo licence nuk te jep te drejten per nje transport te paligjshem.

Ndërsa Doganat janë përgjegjëse për lejimin e trafikut të mbetjeve të rrezikshme, me firmë të Mirela Kumbaros janë dhënë lejet për kompanitë eksportuese, që sipas ligjit duhet të ishin kontrolluar çdo 3 dhe 6 muaj piëkrisht për aktivitetin me mbetjet e rrezikshme. Këto që shikoni në ekran, janë licencat e dhëna nga Ministria e Mjedisit për kompaninë “Sokolaj” për vitet, 2022, 2023 dhe sëfundmi edhe në Mars të vitit 2024, që i jep të drejtën e transportit të mbetjeve të të rrezikshme dhe jo të rrezikshme. Referuar ligjit, në të cilin është bazuar edhe dhënia e kësaj licence, është Agjencia Kombetare e Mjedisit, autoriteti përgjegjës që duhet të monitorojë në vijimësi dhe të kryej raportet përkatëse për informimin e institucionit epror apo institucioneve të tjera, nëse kjo licencë është duke u zbatuar konform ligjit. Duke qenë që licenca përfshin trajtimin e mbetjeve të rrezikshme, ligji parashikon një protokoll dhe rregullore strikte për monitorimin e këtij aktiviteti.  Në vend të kontrolleve periodike, Ministrja Mirela Kumbaro urdhëroi inspektim vetëm pas plasjes së skandalit dhe gjobiti këtë kompani me 1.3 milionë lekë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti e përfaqëson Kosovën në Procesin e Berlinit javën e ardhshme

Ndërsa ministret Mirela Kumbaro dhe Belinda Balluku kalojnë përgjegjësinë tek njera-tjetra, Syri TV depërtoi në brendësi të Portit të Durrësit, në kalatën ku ngarkohen këto mbetje të rrezikshe. Ajo që u konstatua, ishte alarmante, këto mbetje të rrezikshme, hidhen në hapsirë pa asnjë lloj mbrojtje dhe masash siç e parashikojnë Konventat Ndërkombëtare për trajtimin e Mbetjeve të Rrezikshme dhe legjislacioni shqiptar. – deri ketu pamje nga google map.

Këto mbetje ndodhen në Kalatën Lindore të Portit të Durrësit, një ambient nën menaxhim dhe siguruar nga Aurtoriteti Portual, çka rrëzon çdo justifikim të qeverisë për mos pasjen dijeni të 800 kontenierëve që u ngarkuan në mes të ditës  pikërisht në këtë Port. Hedhja e këtyre mbetjeve në këtë hapsirë, apo edhe menaxhimi i tyre për tu ngarkuar e më pas transportuar janë gjithë kohën nën kontrollin e Portit të Durrësit, por edhe të Agjencisë Kombëtare e Mjedisit, si vendgrumbullim për mbetjet e rrezikshme. Ndaj në vend të justifikimit përball hetimit të OLAF dhe Prokurorisë së Durrësit, dy ministritë duhet të merrnin masa të menjëhershme për largimin e këtij rreziku për bimësinë por edhe jetën e qytetarëve në atë zonë.

Rruga Press

YouTube player