KryesoreLajme

Kosova përfaqësohet pa UNMIK-un në CEFTA, ministrja Hajdari: Arritje e madhe e qeverisë sonë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka përfaqësuar sot Kosovën në mbledhjen e CEFTA-së, që është zhvilluar në formë elektronike.

Në konferencë për media, Hajdari tha se pjesëmarrja e UNMIK-ut është larguar nga CEFTA.

“Përfundimisht pjesëmarrja e UNMIK është larguar nga CEFTA, dhe vjen si rezultat i përpjekjes se institucioneve. Dhe nga sot Kosova perfaqësohet e vetme, pa UNMIK-un.”

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Hajdari ëshët shprehur, se kjo është arritje e madhe e qeverisë Kurti.

“Pervec barrierës së UNMIK-ut, kompanitë janë sfiduar me barriera jo tarifore. Sot ishin 13 vendime te miratuara, të dërguara me herët kur dërguam letrën tonë. Të gjitha këto 13 vendime janë diskutuar në takime radhazi në tri vitet e fundit, por qe nuk votoheshin në nivel politik për shkak se kishim kerkesën per perqafësimin e Kosoves pa UNMIK-un,” tha Hajdari.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Poashtu Hajdari shtoi se votimet kanë shkuar lehtë, pa ndonjë pengesë.

Rruga Press

YouTube player