Zelensky në Samitin e Dubrovnikut, nënshkruan marrëveshje për mbështetje dhe bashkëpunim afatgjatë me kryeministrin kroat
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, kanë nënshkruar një marrëveshje afatgjatë për bashkëpunim.
Zelensky ka njoftuar në X për takimin me kryeministrin kroat, transmeton Telegrafi.
Sipas Zelensky, temat e bisedës përfshinin ndihmën dhe bashkëpunimin në mbrojtje, çminimin, rehabilitimin e fëmijëve ukrainas dhe trupave të plagosur, rindërtimin e Ukrainës dhe integrimin evropian.
“Ne nënshkruam gjithashtu një marrëveshje për bashkëpunimin dhe mbështetjen afatgjatë midis vendeve tona. Së bashku, ne do të zhvillojmë bashkëpunimin midis industrive tona të mbrojtjes. Kroacia do të vazhdojë të sigurojë pajisje dhe të ndajë ekspertizën në çminim”, tha Zelensky.
“Falënderoj Kroacinë për çdo akt mbështetjeje për vendin dhe popullin tonë, dhe për qëndrimin me Ukrainën që nga fillimi i agresionit rus në 2014”, shtoi ai.
Ndryshe Zelensky po merr pjesë në Samitin e tretë Ukrainë-Evropë Juglindore që po mbahet në Dubrovnik, ndërkaq dy të parët ishin ai në Tiranë në shkurt si dhe në Athinë në gusht të vitit 2022.
Rruga Press