Lajme

Maqedonci pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it

 Me rastin e përfundimit të misionit, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur sot në një takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Maqedonci  e ka falenderuar Ulutash,  për lidershipin e suksesshëm gjatë mandatit të tij si dhe kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit.

“Me rastin e përfundimit të misionit, sot prita në takim lamtumirës, komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş. Falënderova Gjeneral Ulutaş për lidershipin e suksesshëm gjatë mandatit të tij si dhe kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit si dhe rolit në sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Gjithashtu i shpreha mirënjohjen për bashkëpunimin dhe koordinimin e shkëlqyeshëm me Ministrinë e Mbrojtjes për të gjitha çështjet e interesit të përbashkët. Republika e Kosovës u është mirënjohës gjithë ushtarakëve të vendeve mike, anëtare të NATO-s, që kontribuan dhe vazhdojnë të kontribuojnë për të mirën e vendit tonë dhe së ardhmes së sigurtë të saj”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Rruga Press

YouTube player