Harris thotë se nuk do të takohej me Putinin nëse Ukraina nuk përfaqësohet nëse do të ketë bisedime që do t’i jepnin fund luftës
E nominuara demokrate Kamala Harris thotë se nuk do të takohej me presidentin rus Vladimir Putin për bisedime për paqe, nëse Ukraina nuk përfaqësohet gjithashtu.
Ajo ritheksoi kritikat ndaj rivalit të saj politik Donald Trump lidhur me politikat e tij në raport me Ukrainën – duke i përshkruar ato si “të dorëzuara”.
Harris theksoi në një intervistë të hënën mbrëma se nëse zgjidhet presidente e Shteteve të Bashkuara, nuk do të takohet me Putinin për bisedime për paqe nëse Ukraina nuk do të përfaqësohej në këto bisedime.
“Jo bilaterale pa Ukrainën, jo. Ukraina duhet ta ketë të drejtën të flet për të ardhmen e Ukrainës”, tha zëvendëspresidentja për CBS në emisionin 60 Minutes kur u pyet nëse do të takohej në katër sy me liderin rus për të negociuar që t’i japë fund luftës.
Në anën tjetër, administrata e presidentit Joe Bide më herët ka refuzuar bisedimet me Putinin.
Harris ripërsëriti kritikat nga rivalit republikan për politikat e tij karshi Ukrainës, që ajo i përshkruan si “të dorëzuara” ndaj pushtimit rus të Ukrainës që nisi në shkurt të vitit 2022.
Rruga Press