Lajme

‘Nuk mendoj se ne duhet të heqim brekët vetëm për hir të artit’/ Frederik Ndoci reagon për koncertin e Bregoviç në Korçë: Mua atje më kanë ftuar vetëm 1 herë.. rrnoft Markelian Kapidani!

Artisti Frederik Ndoci ka komentuar pjesëmarrjen e këngëtarit serb Goran Bregoviç në festivalin e birrës në Korçë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtari shkruan se në Beograd ndalohet të performojnë artistët shqiptarë, kombëtarë apo ndërkombëtarë. Ai shkruan se në Korçë është ftuar vetëm 1 herë në vitin 2016-të. Ndërkohë ai shton se vendi ynë ka talente shumë herë edhe më të mëdhenj se Bregoviç, si Markelian Kapidani.

Reagimi i plotë i Frederik Ndocit:

Ne fakt arti asht art dhe armiqesia mbetet armiqesi. Zoti predikon paqe. Ma shum popull dhe debat ne Shqiperi mbledh Bregoviç se dhurata qe ka marr si dhurate nga kryetari i bashkise asokohe, “çelesi i Tiranes” qe mban tash afro 20 vjet.

Si muzikant asht thjesht i talentuem dhe predikon shpesh extremet e vulgut permes muzikes ballkanike (ne fakt me shumice mode dhe link ilirikum arberore albaneze)

Nuk krahasohet ne asnji planet tjeter si jazz-ist me ikonen ton Markelian Kapidani….por Bregoviç asht artist e krijues ma i mire se 96% e tan moçalit muzikor te shkaterruesve te artit shqiptar pas viteve 1990. Nuk e di ne se Dua Lipa Rita Ora Ava Max Beberexha etj, kerkojn ma shum € per nje koncert se Bregoviçi Mendoj se raporti asht me siguri (1=100$)

Predikatoret e paqes shpesh duken provokator, dhe provokatoret e luftes ose nacionalistet shpesh shfaqen me te kulturuar se profetet.

Askush nuk e mendon se muzika sjell ne shpirtra te lenduem ma shum paqe se mijera fjalime liderash dhe nacionalistash.

Perderisa neper sheshet e Beogradit nuk debutojn asnjeher artistet albanez internacional dhe nacional, nuk e mendoj se ne duhet te heqim breket vetem ne per hir te artit apo joluftenxitjes ballkanike, ndersa ata (pala tjeter) te gjejne popuj apo etni qe pasi i kan dhunuar, te vazhdojne perdhunimin shekullor, sepse pikerisht ne nuk kemi qetesi pa na dhunuar ne perjetesi…

Korça e artit me ka ftuar vetem nje her ne vitet 2016 per nje koncert, dhe sipermarresi ishte Niko Peleshi. Qysh para 1990 kjo ishte ftesa e vetme qe korçaret me bene. Ndersa nje her ne jav shkodranet me luftenxites apo artdashes qe pas 1990 ftuan dhe thrrasin te gjith artistet korçar.

Ndoshta korça e rrethinat E kan te veshtir te kuptojn artin tem… ma shum se artin e bregoviçit.Disbalanca ne mes te kuptuarit dhe te urryerit asht pune gramature…por asht mjerim shpirteror.Sepse nuk ka art te keq.P.S.Posht Bregoviç Rrnoft Markelian Kapidani

Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregovic, në festën e Birrës në Korçë ka irrituar shumë këngëtarë dhe jo vetëm. Një nga një, artistët shqiptarë kanë deklaruar publikisht se nuk do të ishin në Korçë për festën e përvitshme, pikërisht për shkak të pranisë së Bregoviç. Pavarësisht thirrjeve, Bashkia Korçë nuk ka bërë hapa pas dhe ka deklaruar se koncerti do të zhvillohet.

Lexo më shumë  Rriten me 15% shkëmbimet tregtare Shqipëri-Kosovë në bujqësi

Kush është Goran Bregoviç?

Bregovic, i lindur nga babai kroat e nëna serbe, ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë më këngën “Pucaj”. Mohoi tërë jetën kombin e vet kroat. I këndonte kallashit serb që vriste popullatën kroate e shqiptare. Gjithashtu dhe bashkëpunimi që ai ka patur me regjisorin serb, Ermir Kusturica i cili njihet për nacionalizmin e tij dhe deklarata provokuese kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *