Sveçla: Mallrat në Merdarë do t’i nënshtrohen kontrollit manual
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se mallrat serbe në pikën kufitare në Merdarë do të kalojnë nga faza e qarkullimit të kufizuar të mallrave në fazën e qarkullimit të mallrave me kontrolle manuale të sigurisë.
“Me efekt të menjëhershëm, pika kufitare në Merdarë do të jetë e hapur për të gjitha mallrat, të cilat do t’i nënshtrohen kontrolleve manuale të sigurisë deri në funksionalizimin e skanerëve me rreze X. Pikat tjera kufitare me Serbinë do të hapen për të gjitha mallrat në momentin kur skanerët me rreze X bëhen funksional në ato pika kufitare”, ka shkruar Sveçla në “Facebook”.
Ai ka bërë thirrje që transportuesit e mallrave gjatë kësaj periudhe duhet të kenë parasysh këtë ndryshim dhe të bëjnë planifikimin e duhur të kohës së nevojshme për procedurat e reja të kalimit të pikës kufitare.
Rruga Press