Lajme

Bastisje për lëndë narkotike në veri të Mitrovicës, policia gjen armë, granata dore dhe mjete të tjera

Policia e Kosovës ka kryer bastisje sot në veri të Mitrovicës.

Kështu tha zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë-Veri i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

Sipas Policisë, dy persona të dyshuar – njëri me iniciale A.J. i lindur më 1992 dhe V.J. i lindur më 1978, nuk janë hasur në shtëpi, por tashmë janë shpallur në kërkim.

Lexo më shumë  “Nga kufizimi te kontrolli shtuar”, Kurti jep detaje për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj produkteve serbe

“Sot rreth orës 13.00 pas pranimit të informacionit se në një vend të caktuar në Mitrovicë – Veri mund të ketë substanca narkotike, Policia e Kosovës ka zhvilluar një bastisje”- tha ai.

Në këtë bastisje janë sekuestruar granata dore, armë automatike, karikatorë, radiolidhje, anti-plumba, harta, etj.

“Gjatë bastisjes në këtë shtëpi, Policia ka hasur dhe ka sekuestruar, 1 AK-47, 2 granata dore M-75, 2 radiolidhje, 2 antiplumba, kapelë, dorëza, çanta ushtarake, karikatorë të zbrazët e të mbushur me fishekë të pistoletës, harta, rrip brezi, sprej, thikë, shall kamufllazhi etj.”- tha Elshani.

Lexo më shumë  ‘Panairi i produkteve tradicionale’, Kryeministri Kurti: Investimet e bëra po ia kthejnë shkëlqimin e dikurshëm Janjevës

Rruga Press

YouTube player