KryesoreLajme

‘Panairi i produkteve tradicionale’, Kryeministri Kurti: Investimet e bëra po ia kthejnë shkëlqimin e dikurshëm Janjevës

Në Janjevë është bërë hapja e panairit me produkte tradicionale. “Mirëserdhët në Janjevë”, kështu është quajtur ky panair në të cilën prodhuesit të këtij vendi kanë ekspozuar produktet e tyre.

Në hapjen e tij ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ka thënë se nëpërmjet investimeve të realizuar te kësaj qyteze po i kthehet shkëlqimi i dikurshëm e bashkë me të edhe zhvillimi i këtij vendbanimi.

Lexo më shumë  Miratimi i buxhetit 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët

Kurti në panairin e Janjevës, “Miërserdhët në Janjevë”, që i kushtohet trashëgimisë kulturore dhe ringjalljes ekonomike tha se qeveri e vendit po investon përmes tri ministrive në Janjevë: Ministria e Kulturës në restaurimin e rifunksionalizimin e 14 shtëpive tradicionale; përmirësimin e infrastrukturës dhe kapaciteteve njerëzore për turizëm dhe mnenaxhim. Mandej Ministria e Zhvillimit Rajonal, në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në zonën e vjetër të qytezës; Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, në shtirjen e ujësjellësit në qytet”, deklaroi Kurti.

Lexo më shumë  Mid'hat Frashëri: Ç'fituam nga Kongresi i Manastirit?

Rruga Press

YouTube player