KryesoreLajme

Haxhiu: Qeveria e Kurtit nuk e bën “Zajednicën”, nuk bën pazare me Listën Serbe

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke folur në Këshillin e Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ka thënë se Qeveria Kurti nuk e bën ‘Zajednicën’, dhe as nuk bën pazare me Listën Serbe.

Haxhiu, ka thënë se Lista Serbe ju ka dërguar fjalë se marrin pjesë në seancën për vettingun, nëse qeveria pranon ‘Zajednicën’, por ka shtuar se nuk bëjnë pazare me ta.

“Ne nuk bëjmë pazare me Listën Serbe, kanë dërgu fjalë si me thënë përmes partnerëve që nëse këta e bëjnë ‘Zajednicën’,  e konsiderojmë pjesëmarrjen, por ju e dini që Qeveria Kurti nuk e bën ‘Zajednicën’, dhe nuk futet në pazare me Listën Serbe”, ka thënë Haxhiu.

Lexo më shumë  Lufta me Iranin i kushtoi SHBA-së 33.4 miliardë dollarë

Pavarësisht sfidave që kemi pasur ka thënë se vettingu mbetet prioritet, dhe gjithçka që është varë nga Qeveria e kemi adresuar, pavarësisht sifdave e tendecave për hakmarrje.

“Një pjesë e shoqërisë civile kanë qenë për vettingun në sistemin e drejtësisë, opozita assesi, sistemi i drejtësisë assesi, dhe Gjykata Kushtetuese me pengesa që na kanë bërë, por edhe partnerët tanë ndërkombëtarë kanë refuzu që nga fillimi që në Kosovë të ketë vetting, por ky është zotimi ynë zgjedhor dhe vettingu do të jetësohet, prandaj kemi punuar vazhdimësi në këtë drejtim”, ka thënë Haxhiu.

Lexo më shumë  Kurti thirrje liderëve politikë: Jemi kaq afër zgjidhjes për presidentin saqë do të ishte e pafalshme të shkojmë sërish në zgjedhje për të ardhur përsëri në të njëjtën pikë
YouTube player