BE-ja padit pesë shtete anëtare të saj
Komisioni Evropian ka paditur të enjten pesë shtete anëtare të bllokut.
Bëhet fjalë për Spanjën, Qipron, Poloninë dhe Portugalinë, për dështim të zbatimit të rregullave që synojnë të sigurojnë një nivel minimal global të taksimit për kompanitë shumëkombëshe, ka bërë të ditur BE-ja, raporton Reuters.
Të gjitha shteteve anëtare të BE-së iu kërkua të zbatonin ligjet e nevojshme deri në fund të vitit 2023, ka thënë Komisioni, duke shtuar se vendet që ka paditur tani nuk e njoftuan atë për ndonjë hap të tillë.
Komisioni Evropian ka bërë të ditur se ka paditur edhe Hungarinë për një ligj që imponon burgim për grupet që pranojnë fonde të huaja për shkaqe politike.
Komisioni hapi një procedurë shkeljeje në shkurt mbi ligjin hungarez për “mbrojtjen e sovranitetit kombëtar”, të cilin e konsideron se shkel vlerat demokratike dhe të drejtat themelore të bashkimit.
Rruga Press