KryesoreLajme

Kurti takon ministrin e Drejtësisë së Polonisë, diskutojnë për reformat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur në takim nga ministri i drejtësisë në Poloni, Adam Bodnar.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se disa nga çështjet e diskutimit mes Kurtit dhe Bodnar kanë qenë bashkëpunimi i afërt në çështje të sundimit të ligjit dhe reforma në sistemin e drejtësisë përfshirë vettingun.

“Kryeministri Kurti theksoi përparimin që Kosova ka shënuar në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit, që është vlerësuar edhe nga organizata ndërkombëtare. Së fundmi, raporti i kompanisë amerikane Gallup e renditi Kosovën në top 10 vendet e botës me vlerën më të lartë të Indeksit global të Ligjit dhe Rendit”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen në Poloni dhe falënderimin për kontributin e Polonisë në misionin e NATO-s në Kosovë, i cili vazhdon edhe sot.

“Hapja e Misionit të Kosovës në Poloni, është dëshmi e përkushtimit tonë për bashkëpunim edhe më të madh në fusha me interes të përbashkët”, vijon njoftimi.

YouTube player