KryesoreLajme

Vitia: Fertilizimi in vitro do të zhvillohet falas në institucionet publike të Kosovës

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka njoftuar se tashmë fertilizimi in vitro do të zhvillohet falas në Kosovë.

Statusi i plotë më poshtë:

Së shpejti fertilizimi in vitro në institucionet publike

📝 Sapo e kam nënshkruar përditësimin më të ri të Listës të Produkteve Mjekësore, në të cilin janë futur produktet e nevojshme për procedurën e fertilizimit in-vitro sipas protokoleve referente.

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

✅ Këto produkte së shpejti do të sigurohen falas për qytetarët nga ana e shtetit.

👉🏻Deri më tani për të njejtat produkte qytetarët tanë kanë shpenzuar 1000-1500 euro në sektorin privat.

🙏🏻 Një falenderim i veçantë për klinikën e Gjinekologjisë, Shërbimin Spitalor dhe Klinik Unversitar të Kosovës, barnatores qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Komitetit Kyç për anagazhimin profesional që këto produkte të futen në Listën e Produkteve Mjekësore.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

🔸 Futja e këtyre produkteve në Listën e Produkteve Mjekësore është parakusht për të ofruar shërbimin e fertilizimit in-vitro për të cilin qytetarët tanë deri më tani kanë shpenzuar me mijëra euro.

🔜 Së shpejti kjo procedurë do të mund të realizohet në institucionet publike shëndetësore.

#MinistriaShëndetësisë#ShëndetiPublik

Rruga Press

YouTube player