Prokuroria ngriti akuzën e 8 ndaj Ramiz Merkos
Prokuroria Publike Themelore e Strugës, ka ngritur aktakuzë kundër kryetarit të Komunës së Strugës Ramiz Merko, për punë të papërgjegjshme nga neni 353 paragarfi 1 i Kodit Penal.
Siç bëjnë të ditur nga Prokuroria Publike, i akuzuari me vetëdije ka shkelur dispozitat ligjore me rastin e emërimit të U.D drejtorit në një shkollë fillore në fashtin Radolishtë të Strugës.
“Ndonëse Ligji për Arsimin fillor përcakton se ushtruesi i detyrës së drejtorit zgjidhet nga radhët e punonjësve të shkollës që plotësojnë kushtet për drejtor, me datë 12.01.2022 i pandehuri caktoi një person që nuk i plotësonte këto kushte si ushtrues detyre të drejtorit të shkollës. në Radolishtë, d.m.th. nuk kishte përvojë pune së paku pesë vjet në punë arsimore.
I emëruari ka ushtruar detyrën e drejtorit së shkollës në periudhën prej datës 12.01.2022 deri më 31.07.2023, periudhë gjatë së cilës i është paguar paga dhe kontributet si ushtrues detyre drejtore i cili i ka shkaktuar dëme shkollës”, thonë nga Prokuroria Publike.
Ndryshe, kjo është padia e tetë për kryetarin e Strugës.
Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, është i akuzuar për emërimin e paligjshëm të drejtorëve në shkollat fillore në fshatrat Podgorcë, Llabunishtë dhe Veleshtë dhe në “Vëllezërit Miladinovci” në Strugë. Janë bashkuar tri lëndë, ndërsa për shkollën në Veleshtë është duke u zhvilluar një lëndë e veçantë për shkak se ka më shumë të pandehur, të cilët akuzohen për “Punë e papërgjegjshme në shërbim”, e disa prej tyre ndiqen edhe për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”.
Më 20 qershor 2023 Departament Amerikan i Shtetit shpalli non grata, Ramis Merkon. Uashingtoni nuk do të lejojë hyrjen e tij në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm. Në njoftimin e Departamentit të shtetit thuhet se kryetar i komunës së Strugës, ka shpërdoruar fondet dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe procese të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut ndaj institucioneve demokratike të Maqedonisë së Veriut.
Rruga Press