KryesoreLajme

A gënjeu Rama për investimin e dhëndrit të Trump?

Tani nuk është më një sekret se Edi Rama po përdor çdo mundësi për të qenë i mbrojtur edhe nga një ndryshim i mundshëm i pushtetit në SHBA edhe nëse Donald Trump, të cilin ai 8 vite më parë e konsideronte si “turp i civilizimit”, rikthehet në presidencë pas zgjedhjeve të 5 nëntorit. Këtë e konfirmoi së fundi edhe një hetim që po zhvillon senati amerikan lidhur me qeveritë që duan të rrisin ndikimin e tyre mbi familjen Trump, duke i’u afruar atyre përmes investimeve të së bijës Ivanka dhe dhëndërit Jared Kushner. Senatori Ron Wyden, një demokrat nga Oregoni, nisi hetimin mbi Affinity Partners që në qershor, kur dolën zërat e para për investimet e planifikuara në Sazan dhe Zvërnec të Shqipërisë dhe në Beograd.

Por tani së fundi Komiteti i Financave në Senatin e Shteteve të Bashkuara vuri në dukje se hetimi i tij mbi Affinity Partners, kompanisë së Kushnerit, ka zbuluar se zyrtarë të qeverive serbe dhe shqiptare iu afruan proaktivisht asaj me propozime për projekte të zhvillimit të pasurive të paluajtshme në vendet e tyre. “Affinity i tregoi Komitetit se zyrtarë qeveritarë në Shqipëri dhe Serbi iu afruan firmës së tyre për të arritur marrëveshje në fushën e pasurive të paluajtshme. (Affinity nuk bëri të ditur identitetin e atyre zyrtarëve shqiptarë dhe serbë.) – thuhet në hetim. Aty theksohet madje se komiteti po i kërkon firmës së Kushnerit të zbulojë edhe emrat e ndërmjetësve disa prej të cilëvë tasmë i ka bërë të ditur stypi ndërkombëtar.

Lexo më shumë  Kurti kërkon t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthim të zonës së sigurisë kufitare prej 5 kilometrave

Pra sipas hetimit të senatit amerikan nuk ka dyshim se kanë qenë të dërguarit e Edi Ramës ata që kanë dashur të joshin dhëndrin e Trump me pasuritë e Sazanit dhe Zvërnecit, ashtu sikurse shkruan edhe senatori Wyden, kur thotë se këto veprime mund të mos jenë motivuar nga interesi tregtar por: “për të derdhur paratë e qeverive të huaja tek anëtarët e familjes së Presidentit Trump, përkatësisht Jared Kushner dhe Ivanka Trump”.

Por i gjithë ky hetim i deri tanishëm i komisionit të financave të senatit ka nxjerrë bllof Edi Ramën i cili për më shumë se një herë ka këmbëngulur për një version të ndryshëm të ngjarjeve. Sipas kryeministrit nuk kanë qenë emisarët e tij që kanë dashur të joshin Jaredin dhe Ivankën, por këta të fundit, të cilët kanë shprehur të parët interesimin e tyre.

Më 9 korrik, në një intervistë për Financial Times ai pretendoi se kishte qenë Jared Kushner ai që kishte shprehur interes fllmsht: “I vetmi ndryshim është se në Shqipëri ishte Kushner dhe jo Grenell, që u afrua i pari. Në Serbi sigurisht që Grenell ishte iniciatori, por këtu jo”, i tha Rama të përditshmes me karakter financiar. 

Lexo më shumë  Rrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin

Në një letër të publikuar këtë javë, senatori Wyden kërkoi “një listë të detajuar të personelit të qeverisë shqiptare, ose individëve që kanë kontaktuar Affinity në emër të qeverisë shqiptare, të cilët e kanë kontaktuan së pari Affinity për të diskutuar investimet e pasurive të paluajtshme në Shqipëri”.

Wyden gjithashtu kërkon kopje të të gjitha komunikimeve midis punonjësve të Affinity dhe anëtarëve të familjes Trump në lidhje me këto projekte, duke përfshirë gruan e Kushner, Ivanka Trump. Shqetsimi i Wyden është se përmes këtyre investmeve të dhëna në troje shtetërore Shqipëria mund të kenë “kontroll potencialisht shantazhues mbi investimet e familjes së atij që mund të jetë presidenti i ardhshëm”. Sipas Wyden, një nivel i tillë i përfshirjes së qeverisë ngre pyetje në lidhje me natyrën e këtyre marrëdhënieve. /Lapsi/

YouTube player