KryesoreLajme

Konferenca vjetore “FSK dhe Partnerët 2024”, Syla: Bashkë me partnerët tanë qëndrojmë të palëkundur përballë çdo sfide

Ka nisur punimet konferenca vjetore “FSK dhe Partnerët 2024”.

Në aktivitetin që po mbahet në kryeqendrën e Kosovës, Prishtinë, po marrin pjesë zyrtarët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Forcës së Sigurisë, ambasadorë dhe atashe ushtarak nga vendet mike.

Aty u përmendën edhe sukseset që i ka shënuar FSK-ja ndër vite në ngritjen e kapaciteteve të saj.

Lexo më shumë  5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

Gjithashtu u vlerësua lart edhe kontributi i partnerëve të shtetit të Kosovës.

Zëvendësministri i Mbrojtjes Shemsi Syla, në fjalën e tij tha se bashkë me partnerët qëndrojnë të palëkundur përballë çdo sfide.

“Jemi të ndërgjegjshëm se rruga drejt paqes dhe stabilitetit kërkon përpjekje të vazhdueshme, gatishmëri dhe besnikëri ndaj vlerave tona të larta. Dhe pikërisht këto cilësi janë ato që e bashkojnë Forcën e Sigurisë dhe Parterët tanë”, tha Syla në fjalimin e tij.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani udhëton zyrtarisht për në Selinë e Shenjtë, pritet në audiencë nga Papa Leo XIV

Rruga Press

YouTube player