Lajme

Hoti: Një mijë familje pa ujë në Milot. Bashkia ka lënë banorët në mëshirë të fatit

Deputetja e Partisë Demokratike Elda Hoti ka bërë një denoncim ku sipas saj Miloti, prej ditësh po përballet me mungesen e ujit te pijshem.

DEKLARATË E DEPUTETES SË QARKUT LEZHË, ELDA HOTI

Miloti, prej ditësh po përballet me mungesen e ujit te pijshem.

Prej muajsh rreth 1 mijë familje kanë patur probleme me furnizimin  e ujit e pijshëm.

tubacionet janë të shkatërruara deri në atë masë sa uji i pijshëm derdhet rrugëve, siç e shihni në pamje.

Pavarësisht ankesave, Bashkia nuk merr asnje mase. Interesi i qytetareve eshte i fundit.

Por Bashkia nuk nguron në asnjë moment t’u marrë paratë qytetarëve, por shërbime nuk kryen.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti udhëton në Gjermani, merr pjesë në konferencën “Future Industry Minds 2026”

E gjithë kjo situatë ka ardhur si pasojë e mungesës së investimeve në ujësjellës e cila sjell automatikisht ndotjen e burimeve dhe kjo ndikon në cilësinë e ujit duke rrezikuar seriozisht shëndetin e banorëve nga sëmundjet.

Duhet shtuar fakti se kjo është një zonë e varfër e cila e ka të pamundur blerjen e ujit të pijshëm për të plotësuar nevojat e përditshme familjare.

Eshtë alarmante të besosh se asnjë investim i Ujësjellës Kanalizimeve nuk është bërë prej vitesh në këtë zonë dhe banoret perballen me mungesen e ujit te pijshem, ndërsa faturimet vazhdojnë qetësisht.

Lexo më shumë  Kurti hap konferencën ndërkombëtare “Future Industry Minds 2026“

I bëj thirrje autoriteteve përgjegjëse, në cilësinë e deputetet së zonës, të merren masa urgjente për furnizimin me ujë të banorëve.

Kurbini nuk duhet më të jetë me i nëpërkëmbur.

Ftoj banorët të reagojnë për të mbrojtur të drejtën e tyre.

Partia Demokratike do të jetë në krah tuajin.

Gjithashtu u bëj thirrje banorëve të kurbinit mirdites dhe lezhes të jenë të pranishëm në protestën kombëtare më 7 tetor përpara Kryeministrisë.

Rruga Press

YouTube player