Lajme

Gërvalla në takimin e ministrave në Gjermani: Do të paraqes qëndrimet e Kosovës në lidhje me Procesin e Berlinit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka bërë të ditur se është duke marrë pjesë në takimin e thirrur nga homologia e saj gjermane, Annalena Baerbock.

Në një postim në Facebook, ajo ka deklaruar se aty pjesëmarrës janë edhe ministrat e tjerë të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Lexo më shumë  Kosova do të hapë fabrikën e prodhimit të municionit dhe dronëve. Kurti: Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

“Në këtë takim, do të paraqes qëndrimet e Republikës së Kosovës në lidhje me Procesin e Berlinit”, ka thënë Gërvalla-Schwarz.

Rruga Press

YouTube player